Skip to content
Të Gjitha

Topalli sulmon Bashën përsëri, “Dështak, manipulator si Enver Hoxha, ke fshirë fotot”

· 1 min lexim

Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit nuk i ka kursyer përsëri sulmet ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, parti në të cilën ku vetë Topalli ka qenë pjesë e saj.

Përmes një statusi në facebook, Topalli e ka quajtur Bashën, një dështak dhe manipulator pasi në një video, sipas Topallit, ai ka fshirë dhe censuruar çdo emër, dhe foto të personaliteteve që kanë qenë pjesë  e historisë, dhe sipas saj kjo është bërë për të manipuluar mendjen e njerëzve.

Postimi i plotë 

Nje dështak, manipulator si Enver Hoxha!

Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.

Fshinte dhe çensuronte cdo fetyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une.

( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise se Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke

filluar nga Gjergj Fishta).

Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje.

Shiko videon me poshte!

https://www.facebook.com/1279015175553220/posts/2958231127631608/?vh=e