Skip to content
Aktualitet

Topalli prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës dhe Dibrës (LISTA)

· 2 min lexim

“Lëvizja për ndryshim” ka bërë sot publike listëm e emrave të kandidatëve të saj për deputet në qarkun e Lezhës. Në një konferencë për media Kryetraja Jozefina Topalli pa publikuar 7 emra me të cilët ka vendosur të garojë në Lezhë.

Do të prezantoj listën e kanddiatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që cdo gjë e ka arritu vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit.

Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.

LISTA:

1-Matilda Gjini

2-Gjon Ndoj

3-Alda Gjini

4-Dod Prenga

5-Amarda Gjini

6-Erida Lazimi

7-Sandra Gjeleshi