Skip to content
Bota

Tjetër alarm në Francë/Gruaja kërcënon se do të hidhet në erë nga stacioni i trenit

· 2 min lexim

Sulmet terroriste në Francë nuk dinë të ndalen pasi edhe gjatë ditës së sotme një grua e paidentifikuar kërcënoi se do të hidhej në erë në stacionin e Lionit, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Menjëherë pas këtij alarmi, policia shkoi në stacionin e trenit dhe arrestoi gruan e veshur me të zeza dhe mbante një pako të dyshimtë me vete, ndërsa stacioni u rrethuar nga forca të shumta policie për arye sigurie.

Policia e Lionit paralajmëroi njerëzit që ishin afër, të qëndronin larg zonës, ndërsa ekipi i policisë po punonte në stacion. Gruaja e panjohur përpapi panik dhe ankth të konsiderueshëm te njerëzit përreth.

Përgjigja e policisë për ngjarjen:

Policia e Lionit lajmëroi autoritetet e tjera në lidhje me kërcënimin. Trenave që kalonin ose kishin destinacion Part-Dieu iu kërkua të devijonin rrugën e tyre, trenat u dërguan për në Perrache dhe Gare de Lyon. Kërcënimi ndaj sigurisë publike u mor seriozisht, policia dhe autoritetet përkatëse morën të gjitha hapat e mundshëm për të garantuar sigurinë e publikut. Policia dhe autoritetet përkatëse ishin të shpejtë në përgjigjen e situatës. Meqenëse e dyshuara është ndaluar, po ndërmerren hapa për ta kthyer situatën në normalitet”.