Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tirana mes 6 qyteteve më të shtrenjta në Europë për blerjen e pronës, tejkalon edhe Milanon

10:47 28/10/2025
Reading Time: 2 min lexim

Tirana renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, si pasojë e rritjes së fortë të çmimeve të banesave dhe të ardhurave mesatare të ulëta.

Sipas të dhënave të fundit të platformës “Numbeo” për gjysmën e parë të vitit 2025, për të blerë një apartament në kryeqytet duhen mesatarisht 18 vite pune, rreth 3 vite më shumë se një vit më parë, kur kërkoheshin 15.3 vite. Tirana renditet në vendin e 37-të në botë dhe të gjashtin në Europë për këtë tregues.

Në kontinent, vetëm disa qytete kanë përballueshmëri më të ulët, si Londra me 19.2 vite, Lisbona me 19.8 vite dhe Spliti me 18 vite. Pas Tiranës renditen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.

Për vitin 2025, Tirana ka tejkaluar Milanon, një ndër qytetet tradicionalisht më të shtrenjta në Europë, ku aktualisht duhen 16 vite për të blerë një apartament. Ndërsa në vitet 2023–2024, Milano kërkonte 17 deri në 19 vite, duke qëndruar përpara Tiranës. Në rajon, Beogradi dhe Novi Sadi kanë nevojë për rreth 16.6 dhe 16.4 vite, ndërsa Prishtina për 14.6 vite dhe Sarajeva për 15.4 vite.

Sipas metodologjisë së Numbeo, përballueshmëria e pronës llogaritet përmes raportit “Price-to-Income Ratio”, që tregon sa vite të ardhurash familjare duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë në konsideratë çmimet mesatare në qendër dhe në periferi të qytetit, si dhe të ardhurat neto familjare.

Ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme shpjegojnë se ky rezultat tregon mospërputhjen midis rritjes së çmimeve të apartamenteve dhe nivelit të të ardhurave, çka e bën blerjen e një banese gjithnjë e më të paarritshme për shumë qytetarë.

Në nivel botëror, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 mbetet Xiamen në Kinë, ku duhen 40.1 vite pune.

Ndërkohë, sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku Shqipëria është përfshirë për herë të parë mes 25 vendeve europiane, çmimi mesatar i apartamenteve në vend ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me një rritje vjetore prej 16.6 për qind, duke e renditur të dytën në Europë për rritjen më të fortë pas Polonisë (19.3 për qind).

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2,000 euro për metër katror, në Vlorë 2,400 euro, ndërsa në Durrës rreth 1,350 euro për metër katror. Në qendër të kryeqytetit, në zona si ish-Blloku dhe Sheshi “Skënderbej”, çmimet variojnë tashmë nga 3,000 deri në 3,500 euro për metër katror, ndërsa edhe në periferi ato tejkalojnë 1,000 euro për metër katror.

Të tjera

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë
Kryesore

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra do të zhvillojë më 8 mars një referendum të rëndësishëm për të ardhmen e parasë fizike. Qytetarët do të...

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnatës së 14 shkurtit 2026 në zonën e Saukut, në Tiranë, ku...

11:25 14/02/2026
Para
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

11:25 14/02/2026
OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

14:13 13/02/2026
Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

13:59 13/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.