Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ti kryeministër, unë president!” Basha zbuloi ofertën që i bëri Rama, por ja çfarë thotë ky i fundit

16:12 10/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas deklaratave të ashpra të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama Rama sa i takon debatit për listat e hapura.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë s’i ka kursyer ironitë sa i takon ofertës që lideri i PD-së theksoi se i kishte bërë Rama.  Kryedemokrati në daljen e tij për media tha se Rama i ka futur ndërmjetës dhe kërkonte që Basha të bëhej kryeministër dhe vet të ishte president me kushtin e vetëm që të hiqeshin koalicionet parazgjedhore.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij: “Heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president”. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”,- pohoi Basha.

Rama shkruan se e di popullin më të mençur se veten, ndaj do që të hapen listat dhe se nuk ka s’i ta bëjë Lulzim Bashën kryeministër sepse këtë e vendos populli.

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja😂Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë! Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

Më herët ditën e sotme kryeministri Rama tha në një deklaratë për mediat se Partia Socialiste e mbështet hapjen  e listave për ti dhënë mundësi çdo qytetari që të marrë pjesë dhe të zgjedhë preferencën e tij. Gjithashtu ai ka theksuar se arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare.

LEXO: PS mbështet hapjen e listave! Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, e duan qytetarët, por pakti me PD-LSI nuk preket

Nga ana tjetër, Lulzim Basha akuzoi Ramën se sot prishi në esencë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pas deklaratës se është për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Ai u shpreh se nga komunikimet që ka pasur ditën e sotme, ndërkombëtarët janë të shqetësuar për lëvizjen e kryeministrit Edi Rama për të hapur listat dhe ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve tha se opozita është e vendosur të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, në të cilën nuk përfshihen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Rama për lista të hapura dhe pa koalicione.

LEXO: Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Basha kundër: “Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

“Shëndeti është i pari”, Manastirliu dhe Task-Forca Anti-Covid në Vlorë, zero tolerancë për ata që shkelin rregullat

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip