Skip to content
Bota

Thriller në SHBA/ Babai rreshtoi tre djemtë e tij dhe i ekzekutoi me pushkë, zbardhet momenti i arrestimit (VIDEO)

· 2 min lexim

Një ngjarje tronditëse që i ngjan një filmi thriller ka ndodhur në SHBA.

Bëhet e ditur se një baba 32-vjeçar ka ekzekturar 3 fëmijët e tij të mitur, teksa i ka reshtuar në oborr dhe më pas i ka qëlluar me pushkë.

Mediat amerikane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një javë më parë në Ohio ku është 32-vjeçari Chad Doerman fillimisht i rreshtoi në oborrin e shtëpisë së tyre dhe më pas i qëlloi me pushkë tre djemtë e tij 7, 4 dhe 3 vjeç.

Ndër të tjera thuhet se një ditë para vrasjes autori kishte postuar foto me tre djemtë e tij në “Facebook”. Ndërkohë në momentin e vrasjes një nga djemtë kishte tentuar që të arratisej por ai e ka ndjekur nga pas dhe e ka vrarë para nënës dhe njerkës së tij. Pak kohë më vonë, policia mori një telefonatë nga një grua që qante dhe bërtiste në telefon “fëmijët e mia kanë vdekur”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 32-vjeçarin teksa trupat e tre djemve të vegjël ndodheshin në oborr.

 

“Ky është deri tani krimi më rrëqethës dhe më i tmerrshëm që kam parë ndonjëherë. Unë vetëm nuk  mund ta imagjinoj terrorin që këta djem të vegjël ndjenin dhe përjetuan ndërsa babai i tyre, mbrojtësi i tyre, i vrau”, tha i tronditur Prokurori i Qarkut Clermont, Mark Teculve. Dokumentet e gjykatës thonë se Doerman “rrëfeu vrasjet dhe deklaroi se ai kishte planifikuar vdekjen e djemve të tij për disa muaj”.