Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thellohet bilanci i rasteve me Covid, në shumicën e vendeve hyjnë në fuqi masat e reja!

15:33 03/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku koronavirusi ka marrë 236 mijë e 997 jetë deri më tani, numri i infeksioneve Covid-19 është 9.567.543.

Numri i vdekjeve për shkak të virusit në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 136 të tjerë dhe arriti në 46.853, dhe numri i të infektuarve u rrit me 18.950 raste të reja duke shkuar në 1.053.864.

Kryeministri Boris Johnson ka mohuar vlerësimet për vonesën në marrjen e vendimit për një karantinë të dytë në kuadër të luftës kundër epidemisë.

Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19 në Francë u rrit me 416 të tjerë dhe arriti në 37.435, ndërsa numri i të infektuarve u rrit me 52.518 të tjerë dhe arriti në 1.466.433. Shkalla e testeve pozitive për personat e dyshuar me Covid-19 në vend ka shkuar në 20,6 për qind.

Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve me Covid-19, gjendja e shtetrrethimit po zbatohet në të gjithë territorin e Francës.

Me qëllim zvogëlimin e shkallës së rritjes në numrin e rasteve me Covid-19 masa kufizuese kanë hyrë në fuqi edhe në Gjermani, ku numri i vdekjeve deri tani është 10 mijë e 734, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve është 560 mijë e 586.

Gjithashtu numri i të shëruarve nga koronavirusi (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar 34 milionë, bazuar në faqen e internetit  “Ëorldometer”, e cila përpilon të dhënat në kohë reale mbi pandeminë.

Njoftohet se deri më tani, janë gjithsej 34.035.878 persona në botë të cilët janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.603.121), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (6.171.402), Brazili (4.980.942), dhe Rusia (1.236.033). Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 327.007.

Teksa ka kaluar 12 milionë numri i të sëmurëve që vazhdojnë trajtimin, bëhet e ditur se në mbarë botën ka arritur në 12.079.416 numri i të infektuarve aktivë.

Simptomat e sëmundjes janë të lehta tek 11.992.778 të atyre që marrin trajtim dhe vazhdon rreziku për jetën tek 86.638 prej të sëmurëve.

Shtimi i numrit të sëmurëve nën trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

SHBA-ja është renditur vendi me numrin më të madh të rasteve aktive ku ndodhen nën trajtim 3.159.144 persona.

Ndërkohë pas SHBA-së, vjen Franca me më shumë raste nga koronavirusim me 1.309.894 të tilla, e më pas nga Brazili me 412.992 raste, Belgjika me 409.498 raste, Italia me 396.512 raste dhe Rusia me 390.532 raste me Covid.

Sakaq në Turqi që prej 2 nëntorit janë 52.768 raste aktive me COVID-19, ku 2.341 prej tyre janë të sëmurët në gjendje të rëndë.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 47,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 212 mijë të vdekur.

442 punonjës të mediave humbin betejën me COVID-19

Fushata e Emblemës së Shtypit (PEC) ka bërë të ditur se të paktën 442 punonjës të medias në 52 vende kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) që nga fillimi i muajit mars.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, organizata joqeveritare me status të posaçëm këshillues të Kombeve të Bashkuara (OKB), me seli në Gjenevë, tha se “COVID-19 vazhdon të marrë shumë viktima midis gazetarëve”.

PEC tha se 63 gazetarë po ashtu kanë qenë viktimë e vrasjeve në shënjestër që nga muaji janar. Kjo shifër këtë vit e çon numrin e përgjithshëm të fataliteteve të punonjësve të medias në mbi 500.

“Është një numër jashtëzakonisht i rëndë dhe i pashembullt. Siguria e të gjithë gazetarëve që punojnë në terren për të informuar mbi pandeminë është në rrezik”, tha Blaise Lempen, sekretari i përgjithshëm i organizatës PEC.

“Shumë prej viktimave janë të rinj. Ata janë infektuar në punë. Pasi vala e dytë sapo ka filluar, ne i nxisim të gjitha palët e interesit që t’i mbrojnë më mirë punonjësit e medias, pa i penguar ata të bëjnë punën e tyre”, shtoi Lempen.

Sipas rajoneve, Amerika Latine kryeson me më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të viktimave, respektivisht me 251 vdekje, duke u ndjekur nga Azia me 116 viktima, pastaj Evropa me 30, Amerika e Veriut me 23 dhe Afrika me 22.

PEC tha se numri aktual i të vdekurve nga koronavirusi është “sigurisht më i lartë”, pasi disa vende nuk raportojnë vdekjet e gazetarëve ose disa prej tyre nuk u testuan para se të ndërronin jetë.

Peruja renditet vendi i parë me 93 gazetarë që humbën jetën nga COVID-19 që nga muaji mars, duke u ndjekur nga India me 47 vdekje, Ekuadori me 41, Brazili me 36 dhe Bangladeshi me 35.

Në Meksikë të paktën 26 gazetarë vdiqën nga infeksioni, pasuar nga SHBA (22), Pakistani (11), Panamaja (11) dhe Bolivia (9).

Nga tetë gazetarë vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Nigeri, nga shtatë në Afganistan dhe Honduras, nga pesë në Rusi, Venezuelë dhe Republikën Dominikane, si dhe nga katër në Kolumbi, Francë dhe Spanjë.

Nga tre gazetarë vdiqën në Itali, Kamerun, Egjipt, Guatemalë, Nepal dhe El Salvador. Nga dy në Algjeri, Argjentinë, Indonezi, Iran, Afrikë e Jugut dhe Suedi.

Po ashtu të paktën një fatalitet nga virusi u regjistrua në Austri, Belgjikë, Kanada, Republika Demokratike e Kongos, Gjermania, Iraku, Izraeli, Japonia, Kazakistani, Kirgistani, Libani, Maroku, Paraguai, Arabia Saudite, Zvicra, Taxhikistani, Togo dhe Zimbabve.

Burimi: trt; Përshtati: GazetaReforma.com

Etiketa: covidMasat e rejaParandaluesesituataVendet e botes

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para

Zgjedhjet në SHBA/ Trump mbyll hendekun me rivalin. Anketuesi: Ka shumë votues që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.