Skip to content
Rajoni

Thaçi pas takimit me Lajcak: Çdo përpjekje për normalizim marrëdhëniesh është e mirëseardhur

· 1 min lexim

Presidenti Hashim Thaçi ka dalë në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak.

Sipas gazetës “Express” Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian për këtë arsye ka kërkuar njohjen e Kosovës nga 5 vende anëtare të BE-së që ta njohin, mes tyre edhe Sllovakia.

Sipas Thaçit dialogu me Lajcak ishte një dialog i hapur ku u diskutua edhe për ndikimin që i dërguari i BE-së do të ketë në bisedimet në dialogun me Serbinë.

“Në anën tjetër, diskutuam për angazhimet e drejtpërdrejta që do t’i ketë z. Lajcak në negociatat me Serbinë. Cdo përppjekje që çon në normalizim të raporteve dhe njohje është e mirëserardhur. Dua të besoj se do të ketë veprime konkrete”

Thaçi tha se i ka këkruar  Lajcakut që sa më shpejt që t’i liberalizohen vizat kosovarëve dhe të mos e zgjasin pambarim këtë proces.