Skip to content
Të Gjitha

Tha se nuk kishte raporte intime me viktimën, Prokuroria kërkon ndalimin e Marsida Qatjas

· 1 min lexim

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndalimin e Marsida Qatjas.

Ajo do të pyetet sërish, për deklarimet kontradiktore që ka dhënë në polici dhe në media, shkruan “Balkanweb”

Gjithashtu shkak për thirrjen e saj përpara organit të akuzës është fakti që brenda banesës është gjetur kokainë.

Kujtojmë këtu se në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë, mbeti i vrarë Dritan Haxholli, ndërsa u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Ky i fundit iu përgjigj me armën e shërbimit, të shtënave të 41-vjeçarit me kallashnikov.

Ishte Qatja ajo që thirri për ndihmë Toçin, duke i thënë se Haxholli i kërcënonte.

Fillimisht e reja deklaroi në polici se Toçi ishte i afërmi i saj, por më pas u zbulua se ishte i dashuri.

Ndërsa për Haxhollin, Qatja tha se nuk kishte raporte intime, por ky i fundit e përndiqte.

Marsida Qatja është nënë  e tre fëmijëve nga dy martesa të ndryshme.

Burri i saj aktual ndodhet në burg në Gjermani, pasi është kapur me drogë.