Skip to content
Të Gjitha

Tiranë, ndjehen lëkundje të forta tërmeti/ Ja sa ka qenë magnituda

· 1 min lexim

Lëkundje të fuqishme kanë tronditur Tiranën në orën 17:03.

Sipas të dhënave të EMSC tërmeti ka qenë me intensitet 4.7 i shkallës Rihter .

Epiqendra ka qenë pak kilometra larg Vorës.

Lëkundjet u ndjenë edhe në zonën e Durrësit dhe Fushë-Krujës.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit janë ndjerë lëkundje të herëpasherëshmë në Durrës dhe Tiranë.

Sizmiologët më herët kanë argumentuar se këto lëkundje janë normale, pasi çdo tërmet shoqërohet me pasgoditje.