Skip to content
Të Gjitha

Tërmet në Tiranë, ja ku ishte epiqendra

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm në Tiranë është regjistruar  një tërmet me magnitudë 3.3 ballë. Sipas qendrës evropiane të sizmologjisë, tërmeti me thellësi 1 kilometër është regjistruar në orën 09:37 minuta.

Tërmeti me magnitudë 3.3 ballë ka pasur si epiqendër fshatin Zall Bastar i cili ndodhet 23 kilometra larg nga Tirana si dhe 12 kilometra larg nga Kruja.

Për momentin nuk njoftohet për dëme materiale apo të lënduar nga lëkundjet sizmike.


(balkanweb)