Skip to content
Kryesore

Tërhoqi zvarrë nënën e tij dhe e ofendoi, në pranga 48-vjeçari

· 1 min lexim

Një ditë më parë 48-vjeçari në Fier, ka tërhequr zvarrë nënën e tij dhe ofendoi.

Alban Mansaku është i personi që akuzohet për abuzim ndaj nënës së tij, Razie Mansaku.

Banorët e zonës kanë raportuan menjëherë duke shprehur shqetësim për sigurinë e gruas së moshuar.

Uniformat blu kanë reaguar në lidhje me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme, në një portal, në të cilën shfaqet shtetasi që dhunon nënën e tij.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.”, thuhet në njoftimin.