Skip to content
Kryesore

Tërhiquni tani nga përfaqësimi i protestës, para se t’ju përdorin si fasadë!

· 1 min lexim

Nëse nuk ju ka zgjedhur protesta, mos flisni në emër të saj.

Ky është momenti për t’u tërhequr publikisht, para se emri juaj të përdoret si mbulesë për kapjen e një revolte qytetare.

Pushteti kërkon pikërisht këtë: disa figura të pranueshme, disa emra të butë, disa fytyra që mund t’i ulë në tavolinë dhe t’i paraqesë si “zëri i protestës”.

Ky është mekanizmi.

Fillimisht protestën e shpallin të dhunshme. Pastaj kërkojnë “të arsyeshmit”. Pastaj negociojnë me ta. Pastaj e ndajnë sheshin nga tavolina dhe zemërimin qytetar e kthejnë në proces të kontrolluar.

Kush pranon të jetë pjesë e kësaj loje, me dashje apo pa dashje, bëhet mjet.

Jo për protestën.

Për pushtetin.

Prandaj tërhiquni tani dhe thoni të vërtetën: nuk keni mandat, nuk flisni në emër të qytetarëve, nuk negocioni në emër të sheshit.

Protesta nuk ka pronar.

Kushdo që vetëshpallet pronar, i shërben pikërisht atyre që duan ta kapin.