Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike në Cërrik.
Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e zyrës dhe kanë marrë një kompjuter dhe një televizor.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen, ndërsa autorët mbeten të panjohur.
Ngjarja ndodh vetëm një ditë pas prezantimit të kandidatëve të opozitës për Belshin dhe Cërrikun nga kreu i demokratëve Sali Berisha, në një takim që u zhvillua me pjesëmarrje të gjerë.