Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensionet në Veri, media gjermane: Kosova jashtë loje!

15:33 18/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë. “Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë. “Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek axhendën e tij…Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit. Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi.”

Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe. “Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi…Vuçiq një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi.”

Kurse platforma “euroactiv”  i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Nataša Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. “Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda. Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës”, tha Nataša Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti./DW

Të tjera

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat
Aktualitet

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Institucionet e dijes në vend po ekspozohen si vatra korrupsioni, ku tenderat publikë kthehen në mjet abuzimi dhe jo në...

20:45 15/09/2025
Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra
Aktualitet

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

Banorët e Martaneshit, në rrethin e Bulqizës, kanë protestuar kundër devijimit të ujit të liqenit të Sopes, një burim natyror...

16:13 15/09/2025
Para
Horoskopi sot, 19 qershor 2023

Horoskopi sot, 19 qershor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

20:45 15/09/2025
Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

Martanesh, protesta për ujin e Sopes: banorët akuzojnë HEC-in e ri se po lë pa ujë 5 fshatra

16:13 15/09/2025
Tentoi të fuste 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të fuste 1000 fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

12:41 15/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 15 shtator 2025

00:58 15/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.