Skip to content
Të Gjitha

Tejmbushet Infektivi, 90 të shtruar! 2 të vdekur në 24 orët e fundit, shifra të frikshme të infektuarish

· 1 min lexim

Vijon të jetë e rëndë situata në vendin tonë teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga Covid-19: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Nga ana tjetër vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              672

Durrës                         219

Shkodër                      190

Vlorë               97

Lezhë              77

Kukës              51

Korçë               46

Berat               40

Elbasan                       39

Fier                              36

Gjirokastër      22

Dibër               19