Skip to content
Të Gjitha

Të tjera raste të reja: Dy persona nga e njëjta familje rezultojnë pozitivë me Covid-19

· 1 min lexim

Vijon të rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, pasi News 24 raporton se janë identifikuar edhe 2 raste të reja në Mat.

Kështu, numri total i të infektuarve në këtë qytet është rritur në 8 teksa pritet përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy rastete e reja janë prej një familjeje që rezultoi e infektuar një ditë më parë, por ende nuk dihet nëse kanë patur kontakte me persona të tjerë.

Më herët këtë mëngjes u raportua se edhe në qytetin e Librazhdit është identifikuar rasti i parë me Covid-19, pasi qyteti është zonë e gjelbërt.

Mësohet se bëhet fjalë për një shitës, i cili ka  qenë çdo ditë në tregun e qytetit, por ende nuk dihet me sa persona ka patur kontakte.

Deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima, teksa betejën me Covid-19 e kanë fituar 851 qytetarët.

Dje rezultuan të infektuar 23 persona, teksa harta u zgjerua me 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje.

Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.