Skip to content
Kryesore

Të shtënat me armë në Kukës, një i plagosur

· 1 min lexim

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit.

Ngjarja ka ndodhur pas mesditës, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore.

Policia e Qarkut Kukës ka konfirmuar incidentin, por detajet mbi identitetin e të përfshirëve dhe motivet e sulmit mbeten të paqarta.