Skip to content
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Krujë

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mesnatës në qytetin e Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 minuta në fshatin Larushk.Ka qenë një banor i zonës ai i cili ka njoftuar policinë se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

“Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri”, njoftoi policia.

Prokuroria vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.