Skip to content
Kronikë

Të shtëna me armë në Elbasan? Policia sqaron ngjarjen

· 2 min lexim

Fillimisht u raportua se në Elbasan ka pasur disa të shtëna armësh zjarri.

Por më vonë policia e Elbasanit ka sqaruar ngjarjen duke u deklaruar se nuk ka pasur të shtëna me armë, por  është në operacion Policia e Elbasanit  në bashkëpunim me FNSH.   Në kuadër të operacionit të zhvilluar është  ka kapur një person me armë këtë të shtunë tek stacioni i trenit në Elbasan.

Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërsa operacioni dhe kontrollet vijojë për të vënë në pranga personat që janë në shkelje me ligjin.

Policia ka sqaruar se nuk ka pasur të shtëna me armë, ashtu siç u raportua nga një pjesë e mediave në vend.  Theksojmë se gjatë viteve të fundit, një seri atentatesh – përfshi një duzinë vrasjesh ende të pazbardhura mes dy grupeve kriminale e kanë zhytur qytetin e Elbasanit në një situatë të vazhdueshme pasigurie.

Autoritetet ligjzbatuese fajësojnë prishjen e pazareve në fushën e drogës, ndërkohë që një seri premtimesh të përsëritura për rikthim të rendit janë tretur me kohën.

I pyetur më herët nga BIRN për situatën e rendit në qytetin që drejton, kryebashkiaku Gledian Llatja u shmang duke thënë se nuk i njihte çështjet e prokurorisë.

Në krahun tjetër, kryetari i Partisë Demokratike për Elbasanin, Eugen Isaj deklaroi se ajo që kishte thënë kryeprokurori tregonte gjendjen reale në qytet, ndërsa akuzoi shumicën socialiste për lidhje me krimin.

“Pa u prerë lidhjet e krimit në Elbasan me pushtetin, kjo situatë do vijë duke u përkeqësuar”, tha Isaj.