Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Të riatdhesuarit duan vetëm të ikin’/ Studimi: Arsyet pse azilkërkuesit shqiptar kërkojnë të ‘arratisen’ sërish nga vendi

13:29 17/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria nuk është më një mundësi jetese dhe integrimi për ta, por një “kamp azilantësh” nga e cila duan të arratisen sërish. Nuk e kemi fjalën për refugjatë lufte të ardhur nga Siria apo Afganistani, por për azilkërkuesit shqiptar që janë riatdhesuar së fundi nga vendet e BE-së, dhe që aktualisht jetojnë në gjendje të keqe ekonomike, pasi shumica e tyre janë edhe të papunë.

Por gjatë kohës që ata janë rikthyer, po rikonsiderojnë vetëm mundësinë për emigracionin, si zgjidhjen e vetme për mbijetesë.

Kështu thuhet në studimin e fundit “Azilkërkuesit e kthyer Shqiptarë: Riintegrim apo Riemigrim”, që ka realizuar “Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale” me familjet e kthyera nga azili.

Dëshira e tyre për të migruar lidhet me si e përfytyrojnë të ardhmen e tyre të kthyerit, sidomos, të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ky perceptim mbi të ardhmen lidhet me shumë elemente të cilësisë së jetës që i analizuam më sipër, konkretisht, punësimi, pagat, mbrojtja sociale, cilësia e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, strehimi, siguria, infrastruktura, mjedisi etj.

Arsyet e largimit

Për shumë nga të rikthyerit faktorët ekonomikë janë mbizotërues. Megjithatë, realiteti dhe perspektiva janë edhe më të zymta për ata të kthyer që kanë mbetur pa punë për një kohë të gjatë.

Duke mos pasur një punë në sektorin formal, shumë familje thonë se, përpiqen të mbijetojnë me ‘ndihmë ekonomike’, pensionin e vogël të prindërve, dërgesat në para nga të afërmit, pagesat e aftësisë së kufizuar, ose fitimet nga ndonjë punë rastësore në sektorin informal.

Ndërkohë, vlera e ‘ndihmës ekonomike’ dhe e burimeve të tjera të përmendura është e vogël, e pamjaftueshme për t’i nxjerrë nga varfëria familjet e kthyera, si dhe nuk e ngushton hendekun e pabarazisë.

Si rrjedhim, papunësia/nënpunësimi, pagat e ulëta dhe, në një shkallë më të vogël, nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës janë faktorët kryesorë që i shtyjnë të riemigrojnë në vendet e BE-së.

Statistikat

Statistikat tregojnë se, në vitin 2018, PBB-ja mesatare për frymë në Shqipëri arriti në 31 për qind të mesatares së BE-së. Krahasuar me vende si Holanda, Gjermania, Belgjika, Franca etj., ky tregues ishte shumë më i ulët.

Në thuajse të gjitha intervistat dhe diskutimet e bëra nga studimi me grupet e fokusuara, pjesëmarrësit theksuan se, ata migronin për shkak të kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri.

Të përballur me papunësinë, disa prej familjeve të kthyera jetojnë me ato që kanë kursyer gjatë qëndrimit në vendin pritës si azilkërkues.

Megjithatë, kursimet e tyre janë të kufizuara dhe mbarojnë shpejt, çka shkakton stres dhe pasiguri për të ardhmen e familjeve të tyre. Fatmiri, një azilkërkues i kthyer nga Korça, tha: ‘Ne jetojmë me kursimet nga Gjermania, po deri kur?!’

Familja dhe arsimi i fëmijëve, arsyeja e fortë

Dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët del pothuaj në të gjitha diskutimet dhe intervistat. Ajo perceptohet si arsimim më i mirë dhe më shumë mundësi për punësim në të ardhmen në sektorin formal.

Sipas studimit, shumica e të kthyerve thonë se, në rrethanat aktuale, emigracioni drejt një vendi të BE-së, do të përmirësonte shumë situatën financiare të familjeve të tyre dhe do të ofronte një perspektivë të qartë në të ardhmen për fëmijët e tyre.

Krahasimi i faktorëve shtytës përpara dhe pas kërkesës për azil zbulon se, procesi i riintegrimit, të paktën për disa prej komponentëve të tij themelorë (si punësimi, mbrojtja sociale, kujdesi shëndetësor dhe siguria) nuk kanë qenë siç pritej.

Shumë azilkërkues që janë kthyer në Shqipëri theksojnë se, gjendja e familjeve të tyre, krahasuar me periudhën përpara se të aplikonin për azil, ‘nuk ka ndryshuar’ ose është ‘më keq’ ose ‘shumë më keq’.

Si rezultat, emigracioni mbetet i vetmi mekanizëm përballues, që u jep mundësinë të nxjerrin familjen nga varfëria, ose nga një situatë e vështirë ekonomike, apo borxhi të vazhdueshëm.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: azilkerkuesshqiptarestudimite riatdhesuar

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Nga vrasje me paramendim deri tek shfrytëzim i prostucionit. Ja 4 emrat që kanë rënë në radarët e OFL-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.