Skip to content
Kryesore

Të dyshuar për korrupsion, në pranga disa pedagogë në Universitetin e Elbasanit

· 1 min lexim

Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në universiteti Aleksandër Xhuvani, në Elbasan.

Në pranga 9 persona, 8 prej tyre pedagogë në Universitetin e Elbasanit dhe një person tjetër i cili bënte rolin e sekserit.

Pedagogët janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer korrupsion  me disa studentë të Fakultetit të Ciklit të Ulët.

EMRAT E PEDAGOGËVE TË ARRESTUAR:

  1. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së hershme;
  2. Monika Hodaj, Lënda: Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme;
  3. Ornela Bilali, Lënda: Praktikë profesionale.
  4.  Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  5.  Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  6.  Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  7. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  8.  Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.