Skip to content
Të Gjitha

Taksa e sheshtë më e ulët se 9%, Kryemadhi: Ka një konsensus për koncesionet, do të anulohen

· 2 min lexim

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se koalicion zgjedhor LSI mund të bënte vetëm me PD, dhe se taksa e sheshtë për të mund të ulet edhe më poshtë se 9%.

Gjithashtu Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se  ka rënë dakord me PD për të anuluar të gjithë koncesionet e dhëna nga qeveria Rama dhe për këtë gjykata e arbitrazhit do t’i japë të drejtë, pasi asnjë nga koncesionarët nuk ka respektuar kontratën.

Fevziu: Kryemadhi, do të votoni ju taksën e sheshtë 9% që tha PD-ja?

Kryemadhi: Për mua le të jetë edhe më e ulët taksa 9%, sepse nëse ti do të ulësh taksën do të krijosh një lehtësim dhe çtensionim të biznesit.

Fevziu: Po ku do të gjenden paratë që do të vijnë për t’u investuar?

Kryemadhi: Sepse që të investohen paratë duhet të krijosh garanci.

Kikia: A ka një dakordësi se çfarë do të bëhet me koncensionet?

lg.php.gifKryemadhi: Sigurisht që ka dakordësi për koncensionet, të gjitha do të anulohen.

Fevziu: Si do të anulohen? Ato shkojnë në gjyq ndërkombëtar.

Kikia: Kështu tha edhe Rama kur ishte në opozitë.

Fevziu: Ato zgjidhen në Arbitrazhin e Vienës, kjo e fundit nuk njeh vullnet politik, njeh ligj. Ka votuar Parlamenti Shqiptar, nuk e njeh ngjyrën e Parlamentit.

Kryemadhi: Çdo koncension që është dhënë, është dhënë edhe me një garanci. Sepse, koncensioni i sterilizimit, të mjeteve operatore të shëndetësisë, është dhënë përballë numrit të operacioneve që ka marrë përsipër dhe që ka një plan pune QSUT-ja. Cili koncension, duke filluar që nga ‘Check-up’, ‘Sterilizimi’, vazhdojmë pastaj me laboratorët sot, sepse një nga problemet që ka sot, është sepse do të privatizojë laboratorët, prandaj nuk bëri testimin e shqiptarëve për COVID-19. Vazhdojmë te rrugët e shumë gjëra të tjera të cilat, mjafton që po të kesh dëshirën e mirë për t’i parë do të shikoni që të gjitha koncensionet… që në momentin që i ka miratuar pastaj se një pjesë janë pa Parlament, pjesa tjetër që është në Parlament asnjëri nga koncensionarët nuk e ka zbatuar koncensionin dhe mua automatikisht ky koncension më bie dhe nuk ka arbitrazh t’ju japë të drejtë.