Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sulmi ndaj Top Channel, Berisha plas bombën: Licensën për të vrarë e marrin nga Edi Rama

20:28 28/03/2023
Reading Time: 5 min lexim

Ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti nga Kuçova se zgjedhjet e 14 majit janë më shumë se zgjedhje vendore. Pas prezantimit të kandidatit për Bashkinë, Lefter Maliqi, Berisha komentoi edhe sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel, ku si pasojë ndërroi jetë roja, Pal Kola. Berisha tha se ishte kryeministri Edi Rama ai që u jepte leje bandave kriminale që të vepronin, ndërsa duke iu referuar edhe situatës që po kalon vendi, duke shtuar se regjimi ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet dhe ka instaluar monizmin.

“Më 14 maj ne duhet ti japim një përgjigje të merituar regjimit që bazohet në krimin dhe drogën. Me lidhjet e tij të tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët shqiptarë. Njerëz të pafajshëm vriten, të tjerë plagosen. Para një jave u ekzekutua në banak, një nënë, një gjyshe që bënte dy punë për të mbajtur mbesën e saj. Para 3 ditësh u ekzekutua në kabinë, tek rrinte tërë natën, turni i tretë, një roje, në një breshëri kundër një mediaje. Sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’, kjo është licencë për të vrarë. Kjo është licencë për vrasësit. Kurrë një kryeministër nuk mund të thotë një gjë të tillë. Një kryeministër ka ligje, institucionin, ka policinë, dhe nuk le njerëz të vriten. Një kryeministër, që ata që kryejnë krime, urdhëron të shkojnë atje ku e kanë vendin, por jo të ekzekutojnë njëri-tjetrin rrugëve dhe të ekzekutojnë edhe qytetarë të pafajshëm me breshëritë e tyre. Kur një kryeministër thotë ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’ ai i ka la duart. Rrugët, sheshet, lokalet janë në duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat e tjera guxojnë dhe shkrehin breshëri kundër tjerave. Dhe cili është qëndrimi në këtë rast? Cinizmi më ekstrem. Dje familjarët varrozën njeriun e tyre të pafajshëm që vdiq, që u ekzekutua në kabinë tek kryente detyrën. Sot si ngushëllim patëm nga ky cinik se; rendi sot është më mirë se kurrë. A ka cinizëm, përçmim më të madh ndaj qytetarëve se ky,”-tha në fjalën e tij Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Ju falënderoj shumë për këtë pritje kaq entuziaste. Ky entuziazëm është mesazhi më i fuqishëm që ju banorë të Kuçovës, ju përçillni shqiptarëve në të katër anët e vendit dhe në të katër anët e dheut. Për çdo shqiptar, sot Shqipëria është jo në krizë, por në rrokullisje të madhe. Sot Shqipëria përjeton një gjendje, në disa aspekte të pashembullt në historinë e vet. Kurrë ndonjëherë ky vend, që ka njohur pushtime të gjata, mynxyra, nuk është shpopulluara dhe braktisur, aq sa është braktisur në këto 8 vite nën regjimin e Edi Ramës. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që në një hark 8-vjeçar, jo me Shqipërinë, por me asnjë vend tjetër nuk ka ndodhur të largohen nga vendit 1/3 e popullatës. Kurrë ndonjëherë një komb nga asnjë luftë, asnjë mynxyrë nuk ka humbur në një kohë të shkurtër, më shumë se një gjeneratë sa kemi humbur ne. Ndaj dhe ky entuziazëm, kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi. Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni. Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera.Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri. Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit. Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj. Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë. Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye. E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë. E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtë; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më. Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare. Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria.

Të lidhura

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë
Aktualitet

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Në Tiranë vazhdon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku deri tani janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi, sipas...

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Para
Horoskopi sot, 24 mars 2023

Horoskopi sot, 29 mars 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.