Skip to content
Bota

Studenti shqiptar gjendet i vdekur në Itali

· 1 min lexim

Një shqiptar 20-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme në një parking në Genova të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane bëhet fjalë për një student shqiptar të natyralizuar si italian.

Trupi i pajetë u vu re nga një kalmitar, shkruan “Primocanale”.

Menjëherë në vendngjarje erdhën forcat e policisë dhe shërbimi shëndetësor.

Hetuesit dyshojnë se vdekja ka ardhur për shkakqe aksidentale.

Mendohet se i riu ka rënë nga kangjellat, nga një lartësi prej 4m.

Bluza që ai mbante veshur ishte e grisur dhe ka shumë mundësi, që shqiptari të jetë varur diku përpara se të binte në tokë.

Megjithatë nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes.