Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studentët serbë ultimatum Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme ose nis mosbindja civile në gjithë vendin

22:34 01/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Mijëra qytetarë dhe studentë protestuan njëkohësisht në mbi 30 qytete të Serbisë, duke i drejtuar një ultimatum presidentit Aleksandër Vuçiç: ose shpall zgjedhje të parakohshme, ose përgatitu për një valë të re mosbindjeje civile në të gjithë vendin.

Protesta u zhvillua të dielën në mbrëmje, rreth orës 20:00, me një fjalim të njëjtë që u lexua në çdo qytet. Në mesazhin e përbashkët, studentët paralajmëruan se do të fillojnë mosbindje civile në të gjitha qytetet serbe. “Nuk do të ndërhyjmë në punët e qytetarëve, por në gënjeshtra, padrejtësi dhe korrupsion,” deklaruan ata.

Studentët kujtuan se lëvizja e tyre ka nisur më shumë se gjashtë muaj më parë, duke u përshkruar si vala më e madhe e demonstratave studentore në Evropë në 50 vitet e fundit. Ata theksuan se kanë udhëtuar në çdo cep të Serbisë për të përhapur mesazhin e shpresës dhe drejtësisë, duke organizuar tubimet më të mëdha në historinë e vendit.

“Ne i dhamë shpresë vetes dhe të tjerëve për një të ardhme më të drejtë. Zgjimi i ndërgjegjes shoqërore dhe mbështetja për komunitetin akademik janë vlerat që po mbrojmë,” thuhej në fjalim.

Në qendër të kërkesave të tyre qëndron thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat studentët i konsiderojnë si mënyrën e vetme për të rikthyer legjitimitetin dhe përfaqësimin demokratik. Ata e quajtën këtë moment “pikë kthese për Serbinë”, ku zëri i të rinjve nuk është më një zhurmë, por një forcë që kërkon ndryshim real.

Studentët theksuan gjithashtu se nuk kanë marrë asnjë përgjigje institucionale për kërkesat e tyre legjitime, përkundrazi janë përballur me dhunë, kërcënime dhe represion. “Na është përgjigjur me fyerje, arrestime dhe gaz lotsjellës,” thanë ata, duke akuzuar qeverinë për mungesë të vullnetit politik për të ndryshuar.

Ata u zotuan se do të vazhdojnë me aksionet e mosbindjes civile përpara institucioneve shtetërore, ministrive dhe mediave që, sipas tyre, përpiqen të heshtin zërin e qytetarëve.

“Protesta jonë nuk është thjesht studentore. Është protestë e arsyes dhe dinjitetit. Është zëri i çdo qytetari që është injoruar, por nuk ka humbur shpresën,” thuhej në fjalim, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë lëvizje për drejtësi dhe llogaridhënie.

Në fund, ata bënë thirrje për unitet: “Mos luftoni për ne, por me ne. Derisa kërkesat të përmbushen.”

Të tjera

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Aktualitet

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi
Aktualitet

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

Këtë të diel shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka njohur Shqipëria...

16:53 15/03/2026
Para
Horoskopi sot: 30 Maj 2025

Horoskopi sot: 2 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

16:53 15/03/2026
Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.