Skip to content
Politikë

Sterilizimi / Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, arsyeja

· 1 min lexim

Seanca e parë në gjykatë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe të tjerët të përfshirë në dosjen e sterilizimit është shtyrë.

Shtyrja ka ardhur pas një kërkese nga avokati i Beqajt, pasi ende nuk është dorëzuar vendimi për ndryshimin e akuzës nga vjedhja në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Seanca e re është caktuar për datën 13 mars, në orën 12:30.

Avokati Ermal Yzeiraj: Kërkojmë aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës. Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal.

Beqaj: Deri dje pyeta ata të administratës në Durrës, por më thanë s’ka ardhur.Nisët një vendim të dhjetorit por jo rikualifikimin e akuzës.

Beqaj – Prokurorit:

Pse s’e nisët?

Prokurori Edvin Kondili: Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullim të afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.