Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK sekuestron prona të Mollës dhe Qatos, por injoron pasuritë e Agron Malajt

14:52 09/07/2024
Reading Time: 44 min lexim

SPAK ka sekuestruar prona të shumta të lidhura me ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si pjesë e hetimeve për skandalin me tenderat e kompanisë “5D Konstruksion”. Midis pronave të sekuestruara përfshihen toka, ndërtesa dhe apartamente, duke përfshirë një hotel luksoz në Durrës. Megjithatë, SPAK ka anashkaluar sekuestrimin e pasurive të Agron Malajt, i cili i ka kaluar pronat në emër të familjarëve të tij.

Ish-gardisti i 21 Janarit, Agron Malaj, ka dalë në skena të tjera abuzive. Emisioni investigativ “Piranjat” zbuloi se ai ka transferuar pronat dhe bizneset e tij në emër të vëllait të tij, përfshirë edhe një hidrocentral që po shkatërron burimet ujore të zonës së Burrelit. Në të njëjtën kohë, banorët e fshatrave që përfshihen nën juridiksionin e Bashkisë që drejton Malaj, përballen me kushte të rënda, me rrugë të pakalueshme dhe shkolla të papërdorshme.

Redi Molla dhe Mariglen Qato, të njohur për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë, kanë kryer transaksione të mëdha përmes kompanive të tyre. Kompania “5D Konstruksion” ka përfituar miliona euro nga tenderat publikë dhe është subjekt i hetimeve të SPAK. Megjithatë, Agron Malaj dhe bizneset e tij kanë mbetur jashtë fushës së sekuestrimit, duke ngritur pikëpyetje mbi trajtimin e barabartë të drejtësisë.

Skandali ‘La Brisa”

Në kompaninë e Redi Mollës, Taulant Tushës dhe Mariglen Qatos, tashmë të njohur për vjeljen e parave nga xhepi i nevojtarëve, janë kryer transaksione që mbajnë shifra të ndryshme.

Kliko këtu

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Reforma nënvizohet se vetëm përmes një transaksioni financiar “Hotel La Brisa”, ish-drejtori i Erjon Veliajt, Elvin Tivari dhe Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj, kanë fituar në fillim të vitit 83 milion e 900 mijë lekë të vjetra.

Ky biznes është i ndarë mes dy aksionerëve dhe Tivari gëzon 40 për qind të aksioneve. Por, ndaj pronarit të vërtetë të këtij hoteli ka nisur një hetim nga SPAK, për trafiqet e drogës e pastrimin e parave ku dhe anëtarë të tjerë që janë pronarë kanë “tentakula”, vjedhjen e fondeve, shpërdorimin e veprimtari të tjera korruptive të Bashkisë Tiranë.

Tivari nga ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë është kthyer në sipërmarrës që menaxhon investime në miliona euro. Në total në emër të tij, janë regjistruar në QKB 8 subjekte private të cilat pritet të verifikohen nga SPAK.

Fatura është prerë nga subjekti “La Brisa” në 25 shtator 2023, ndërsa është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në 9 janar 2024. I vetmi biznes që tatimet i japin lekë dhe nuk i vendosin gjobë.

Ambientet e hotelit janë shfrytëzuar nga administrata e Tatimeve për trajnime, seminare dhe pushime gjatë sezonit të verës së vitit 2023. Dhe shuma prej 83 milionë e 900 mijë lekë të vjetra është arkëtuar në llogaritë e subjektit “La Brisa”.

“Zinxhiri” i abuzimit vazhdon me tenderë publikë. Pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin famshëm, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, subjekti “ABG Ndërtim” me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit.

Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe ElvinTivarit.

Çfarë është “5D Konstruksion”?

Aksioni më i fundit i Struktrës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mban emrin “5D Konstruksion”. Organi i Posaçëm i akuzës ka prerë 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Por çfarë janë 5D, dhe kush i denoncoi publikisht?

Ashtu siç edhe bëhet me dije në njoftimin zyrtar të SPAK, hetimet kanë nisur pasi Belind Këlliçi depozitoi procedimin penal më 23 maj të vitit që lamë pas. Kështu Prokuroria e Posaçme nisi hetimet duke dalë në përfundimin se Redian Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”.

Por për të mos dalë vetë në skenë, sipas SPAK, kompaninë e kishin lënë në emër të Eduard Metës, Muhamet Petritit dhe Nestor Muhametllarit. Po sipas SPAK, të tre kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje si me Qaton ashtu edhe me Mollën. 

Etiketa: Afera 5Dagron malajerion veliajLa Brisamariglen qatoRedi Molla

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Arratiset një nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Arratiset një nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.