Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar(Emrat)

10:26 14/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur nën sekuestro pasuritë e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Nën sekuestro janë vendosur pasuritë e Armand Markut dhe Gerti Markut. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe ndaj tyre gjykata e Milanos ka dënuar Armand Markun me 6 vite dhe dy muaj burg.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë hotel, pishinë, truall dhe biznese të tjera.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka perfunduar verifikimet ne lidhje me procedimin pasuror nr.1/2021, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (ligji antimafia).

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është kryer hetim pasuror në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se :

Shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “bashkëpunim në krim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Po ashtu shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Pas verifikimeve të kryera, sipas kërkesës së prokurorisë fillimisht me vendimin nr.1, datë 09.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur sekuestrimi i disa pasurive në zotërim nga familjarë të afërm të shtetasve Gerti Marku dhe Armand Marku. Në përfundim të hetimeve pasurore të zhvilluara është arritur të provohet se plotësohen kushtet e parashikuara në ligj për konfiskimin e pasurive të sekuestruara sepse:

  1. a) ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, për pjesëmarrje të personit në veprimtari kriminale, të parashikuara në nenin 3, pika 1, të ligjit nr.10192/2009;
  2. b) rezulton se pasuria është, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të plotë ose të pjesshëm të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të ligjit;
  3. c) nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur në nenin 3, të ligjit, nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesëtimore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.

Prokuroria e Posaçme me datë 13.07.2021 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për konfiskimin e pasurive si më poshtë:

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: biznesehotelesekuestroSPAK

Të tjera

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
'Stuhia' godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën, reagon PD: Do e çojmë deri në Strasburg!

Basha propozoi 11 pika në Partinë Demokratike, sot mblidhet Komisioni i Përhershëm

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip