Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Korrupsion, “bindje” partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?

20:55 07/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Korrupsion, "bindje" partiake apo shantazh? Pse Niko Peleshi po bllokon me kaq ngulm drejtësinë për Ballukun?

Screenshot

Niko Peleshi po mban të ngrirë një proces që sipas ligjit duhet të ishte trajtuar pa vonesa. Refuzimi i përsëritur për të thirrur Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nuk është më një veprim procedural, por një akt politik me pasoja të rënda për shtetin e së drejtës.

Pavarësisht se afati i kërkuar nga mbrojtja e Ballukut ka përfunduar, kryetari i Kuvendit vazhdon ta shtyjë procesin pa afat, duke mbajtur peng një vendimmarrje që i takon Kuvendit vetëm si filtër formal dhe jo si gjykim mbi provat. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e Rregullores dhe krijon një precedent të rrezikshëm, ku një zyrtar i lartë politik bllokon drejtësinë thjesht duke mos vepruar.

Heshtja dhe refuzimi i vazhdueshëm e zhveshin Kuvendin nga roli i tij kushtetues dhe e ekspozojnë si mburojë politike për pushtetin.

Pse kjo këmbëngulje për ta mbajtur dosjen Balluku të bllokuar? A është kjo një “bindje” ndaj partisë dhe presionit të drejtpërdrejt të Ramës mbi vartësit e tij? A po del në pah edhe një herë një zinxhir korrupsioni që prek nivelet më të larta të pushtetit?

Në Tiranë flitet hapur edhe për materiale komprometuese, video të forta që qarkullojnë dhe për të cilat një pjesë e mirë e qytetarëve e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Duket se pikërisht këto materiale kanë shërbyer si shantazh për Peleshin, kaq të gatshëm për të penguar drejtësinë për Ballukun.

Fakti është një: Kuvendi nuk ka të drejtë të sillet si gjykatë dhe as të zëvendësojë organet e drejtësisë. Detyra e tij është të mos pengojë hetimin.

Mirëpo, materiale të forta nën rrogoz duket se e mbajnë fort imunitetin e Ballukut në këto kushte…

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Belinda Ballukuedi ramaniko peleshireformaeditorialSPAK

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Apeli për Ballukun pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët: Vendimi i palexueshëm

Apeli për Ballukun pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët: Vendimi i palexueshëm

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip