Skip to content
Politikë

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, PD paralajmëron Ramën

· 2 min lexim

Ditën e sotme SPAK ka kërkuar arrest me burg për deputetin Alqi Bllako, si i implikuar në aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë që nuk ka munguar një reagim nga ana e Partisë Demokratike që ka bërë thirrje për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu PD i bën thirrje Ramës që të mos pengojë hetimet e një prej aferave më të mëdha korruptive në vend.

Sipas deklaratës nga ana e Partisë Demokratikë, deputeti I Partisë Socialiste Alqi Bllako është I zhytur “kokë e këmbë” në çështjen korruptive të inceneratorëve dhe është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe I kryeministrit Rama.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Deklaratë e Partisë Demokratike!

Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.