Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK hesht për skandalin e Ministrisë së Brendshme: Dosja Lleshaj në sirtar

20:45 30/12/2024
Reading Time: 3 min lexim

Që nga korriku i vitit 2023, kur Sandër Lleshaj u thirr për një orë pyetje në SPAK, dosja e ish-ministrit të Brendshëm është mbuluar nga pluhuri i heshtjes. Ndërkohë, faktet dhe dokumentet e zbuluara nga KLSH vijojnë të dëshmojnë një histori sistematike abuzimi që kërkon përgjigje.

Raporti i fundit i KLSH-së zbulon një skandal që trondit themelet e administrimit të pronës shtetërore: një këmbim prone që u realizua në vetëm 24 orë, ku 28,452 metra katrorë u shkëmbyen me një sipërfaqe shtatë herë më të vogël. Ky transaksion, i firmosur personalisht nga Lleshaj dhe zëvendësi i tij Plarent Ndreca, anashkaloi çdo studim fizibiliteti dhe vlerësim ligjor të kërkuar.

Por shkëmbimi i pronave është vetëm maja e ajsbergut. Dokumentet financiare tregojnë një seri vendimesh të dyshimta prokurimesh që i kushtuan taksapaguesve shqiptarë miliona euro. Më flagrante ishte kontrata 2 milionë euro me “Illyria Guard” për kamerat e policisë – ndërsa oficerët e Shqiponjave punonin pa kamerat bazë të trupit.

Kjo mungesë pajisjesh u bë fatale në dhjetor 2020, kur u vra Klodian Rasha në rrethana që mbeten të paqarta për shkak të mungesës së provave filmike. Ngjarja shkaktoi protesta mbarëkombëtare dhe çoi në dorëheqjen e Lleshajt.

Tenderi i 31 dhjetorit 2019 për projektimin e komisariateve është një tjetër kapitull i errët i kësaj sage. Me vlerë 34.2 milionë lekë, kontrata iu dha Gjon Radovanit, i cili më parë kishte shërbyer si “këshilltar informal” i ministrisë. Përgjimet e komunikimeve, pjesë e dosjes hetimore, tregojnë koordinim të drejtpërdrejtë në përgatitjen e specifikimeve të tenderit.

“Jam në paradhomë te ministria e Sandrit,” shkruante Radovani në një nga mesazhet e përgjuara. Projektet rezultuese përfshinin ambiente pa dritare për të miturit dhe korridore gjigande 642 metrash katrorë – specifikime që arkitektët i kanë kritikuar si të papërshtatshme dhe të kushtueshme pa arsye.

Skandali më i madh mbetet tenderi 2.8 miliardë lekësh i uniformave të policisë. Nëntë zyrtarë u arrestuan, përfshirë drejtoreshën e prokurimit Edlira Naqellari. Përgjimet zbuluan komunikime mes Lleshajt dhe Naqellarit për dokumentet e kompanisë që më vonë do të shpallej fituese – një shkelje e hapur e ligjit të prokurimeve publike.

Emërimi i Lleshajt si ministër erdhi me premtime të mëdha, i prezantuar si “rekomandimi i Kadaresë”. Por mandati i tij u karakterizua nga shpenzime të paprecedenta personale, përfshirë eskortë më të madhe se çdo paraardhës dhe makina luksoze që ngjallën polemika publike.

Sot, ndërsa provat grumbullohen në zyrat e SPAK-ut, pyetjet për përgjegjshmërinë në nivelet më të larta të qeverisjes shqiptare mbeten pa përgjigje. Raportet e KLSH-së, përgjimet dhe dokumentet e prokurimit qëndrojnë si dëshmi të gjalla të një periudhe që kërkon hetim të plotë dhe të pavarur.

Karriera politike e Lleshajt u mbyll siç filloi – mes skandalesh. Në Lezhë, ku tentoi të bëhej “boss” politik i PS-së, Pjerin Ndreu e flaku si një kërpudhë helmuese. Lindita Nikolla mori vendin e tij. Protestat për vrasjen e Klodian Rashës i dhanë goditjen përfundimtare.

“Mua do të më shihni në fytyrën e çdo polici”, deklaronte me patos të rremë. Sot e shohim fytyrën e tij të vërtetë – në çdo faqe të raportit të KLSH-së, në çdo mesazh të zbuluar, në çdo tender të manipuluar. Fytyra e një ish-ministri që erdhi me bekimin e Kadaresë dhe u largua me mallkimin e një populli të tërë.

Por SPAK vazhdon të heshtë. Një heshtje që po bëhet bashkëfajtore në këtë krim institucional. Sa kohë do të vazhdojë kjo lojë memece me drejtësinë?

/gazetareforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Pjerin NdreureformaeditorialSander LleshajSPAKtender

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para
Horoskopi ditor: 10 Shtator 2024

Horoskopi sot: 31 Dhjetor 2024

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip