Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK hap garën për hetuesit e BKH-së:Ja kriteret për të qenë pjesë e kësaj strukture

18:17 08/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur ditën e sotme konkursin për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”,

Më tej në njoftim listohen edhe kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat, të cilët më pas duhet të kalojnë në disa faza përzgjedhje, ndërsa thekson se hetuesit e BKH kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E KONKURSIT PËR POZICIONET “HETUES” NË BYRONË KOMBËTARE TË HETIMIT

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dëshiron të rekrutojë kandidatë të përshtatshëm me integritet për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në proçesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, objekt i Ligjit nr 95/2016.

Çfarë duhet të dini para se të aplikoni :

Për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH-së kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e përcaktuara në nenin 6 dhe nenin 38 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”(Ligji Nr.95/2016), si dhe do të dorëzojnë dokumentat e paraqitura më poshtë:
a) Vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij /saj profesionale, etike dhe integritetin moral;
b) Vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/asaj nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit;
c) Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësues ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit.

Kandidatët që plotësojnë e kriteret sipërcituara do t`iu nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.

Fazat e përzgjedhjes

Nëse vlerësohen si kandidatë të mundshëm, aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të mëposhtëm të përzgjedhjes ( Testimet e përzgjedhjes):
a) Provim me shkrim per të arsyetuarit logjik;
b) Testim i aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike (para këtij testimi fizik kandidati duhet të ketë me vete një Raport Mjekësor për Aftësisë Fizike të lëshuar nga specialisti kardiolog);
c) Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si edhe nivelin e shkrimit dhe të leximit;
d) Intervistë nga Komisioni i Përzgjedhjes në Prokurorinë e Posaçme që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë e aplikantit për të komunikuar idetë me efiçencë; Kandidatët që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do tu kërkohet të dorëzojnë dokumentat në lidhje me procesin e verifikimit dhe do ti nënshtrohen testit të Poligrafit;
e) Në një fazë të mëvonshme, kandidati i nështrohet procesit të verifikimit nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve;
f) Një vlerësim i plotë mjekësor që vërteton që aplikantët plotësojnë standartet e duhura shëndetësore për të përmbushur nevojat e punës;

Procesi i verifikimit

Vetëm kandidatët që do të kualifikohen për në fazën e intervistës do tu kërkohet të dorëzojnë dokumentat në lidhje me procesin e verifikimit, si më poshtë:
a) Kandidatët do të plotësojnë dhe do të dorëzojnë deklaratat për pasurinë dhe konfliktit të interesit në përputhje me ligjin ;
b) Kandidatët do të plotësojnë Pyetësorin e Sigurisë dhe do ta dorëzojnë në përputhje me ligjin.

Për të plotësuar sa më sipër, shkarkoni Formularin e Aplikimit që gjendet në (Formulari i Aplikimit). Pasi të jeni siguruar që keni plotësuar si duhet të gjitha fushat e informacionit, nënshkruajeni dhe skanojeni atë. Plotësoni deklaratat për Heqjen Dorë nga Privatësia të kandidatit dhe familjarëve të afërt të tij (Ligji Nr. 95/2016 Shtojca B, Deklarata 2 e 3 dhe shtojca C dhe skanojini ato.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet e skanuara, që kërkohen, dërgojini në adresën e e – mailit: [email protected].

Byroja Kombëtare e Hetimit zbaton politikën e barazisë në të gjitha praktikat e punësimit. Barazia e mundësive është prioritet i lartë i Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk diskriminon asnjë kandidat në mënyrë të paligjshme, të padrejtë apo të paarsyeshme në bazë të gjinisë, statusit martesor, orientimit seksual, fesë apo besimit, racës, kombësisë apo origjinës etnike.

Të lidhura

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s
Bota

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

Bundeswehr-i, ushtria gjermane, ka nisur zbatimin e një prej angazhimeve të saj më të mëdha të kohëve të fundit, vendosjen...

09:31 22/05/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafik-ndarësen
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafik-ndarësen

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Gërdec, në zonën e Vorës....

09:12 22/05/2025
Para

Jep dorëheqjen drejtoresha e FSDKSh-së, ja kush e zëvendëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

Gjermania vendos brigadë të përhershme në Lituani për mbrojtjen e NATO-s

09:31 22/05/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafik-ndarësen

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafik-ndarësen

09:12 22/05/2025
Nis Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitujt e Grupimit 3

Nis Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitujt e Grupimit 3

08:59 22/05/2025
Trump reagon për sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Biden e Harris kanë dështuar

Vrasja e 2 punonjësve të ambasadës, reagon Donald Trump

08:44 22/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.