Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit/ Shehu: “Historia nuk ka përfunduar”

09:21 20/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Dita e sotme shënon 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në 20 shkurt të vitit 1991. Ngjarja ndodhi në nje sfond të trazuar politik, teksa vetëm prej 2 muajsh ishte krijuar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dada e zgjedhjeve të oara pluraliste pas diktaturëa, 31 mars 1991.

Revolta në të gjithë vendin kishte nisur që në dhjetor me protestat e studentëve, ndërsa në Shkodër ishet rrëzuar busti i Stalinit. Një grup studentësh hynë në grevë urie një natë para rrëzimit të bustit të Hoxhës, me disa kushte ndaj Partisë së Punës së asaj kohe, ndër të cilat përfshihej edhe heqja e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës.

Lidhur me këtë ngjarje historike ka reaguar edhe ish-deputeti I Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Ai shkruan në një postim se ky ishte një akt simbol i rënies së një diktature të egër dhe se të njëjtin fat do të kenë edhe autokratët që e pasuan diktatorin.

Postimi i Shehut:

“E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”!

Kjo thirrje e dale nga gjokset e zemrat e Tiranes mbare buciti 30 vite me pare, rreth ores 14,15 ne Sheshin Skenderbeg, per te kaluar kufijte e Kryeqytetit e shperndare kudo ne mbare vendin, ne mbare Europen e Boten.
Ishte ajo nje dite e pa krahasueshme per nga mesazhet, emocionet qe transmetonte jo vetem tek te gjithe ne qe e perjetuam ne ate Shesh ate ngjarje te madhe, qe simbolizoi permbysjen historike ne vendin tone, por dhe shume me larg, duke percuar shprese per liri, demokraci e Perendim tek te gjithe shqiptaret.
Ky ishte akti simbol i renies se nje prej dikaturave me te egra te shekullit XX-te…!
Ishte ky nje akt madhor i paraprire nga ngjarjet ne Shkoder, Kavaje, Tirane etj, nga ai Dhjetor pak muaj me pare, nga ajo Greve me ato dite qe kaluam se bashku, studente e pedagoge ne ate Kinoteater te mbushur plot njerrez, entusiazem e vendosmëri.
Por historia nuk ka perfunduar….
Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perendimore, e vetmja kjo per egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet. Ky 25 Prill eshte pikerisht ne kete vit te 30-te te asaj ngjarje madhore.

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: enver hoxharrezimi i bustitTritan Shehu

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para

Rama në Fier, flet për spitalin e ri: “ Qesh kur thonë pse tani në fushatë”

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip