Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali në Policinë e Shtetit/ Eksperti i IT-së zbardh prapaskenat e forta dhe “plas” emrat: Ja si drejtori i sapoemëruar vodhi të dhënat

14:45 05/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme, eksperti i IT, Gent Progni me anë të një postimi në “Facebook” ka denoncuar vjedhjen e të dhënave të Policisë së Shtetit me urdhër të Drejtorit të Departamentit të Tekonologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Progni deklaron se disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, teksa është vënë në dijeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Gjithashtu Progni thekson se Muça ka kërkuar gjithashtu me urgjencë të takojë personin përgjegjës për kamerat në ambientet ku u krye eksportimi, teksa ka bërë me dije emrat e personave të tjerë që ishin të pranishëm.

DENONCIMI i plotë:
Kur dashuria nuk ka kufi dhe Ermal Beqiraj mendon që është Zoti ! Lexoni më poshtë ! Ky njeri është strumbullari i çdo pislliku dhe vjedhje! Duhet arrestuar sa më parë!

NDALONI VJEDHJEN E TË DHËNAVE TË POLICISË SË SHTETIT!

Po denoncojmë një skandal vjedhje në zyrat e Policisë së Shtetit.

Sot me datë 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari (disa ditë para se të vijë ministër Taulant Balla) Ervin Muça, urdhëroi verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, te një USB e madhe që mbahej në xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje-Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Duke parë absurditetin e kërkesës, disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muço, i cili në mënyrë të menjëhershme njoftoi me email të gjithë vartësit e tij dhe vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati, që mos të përfshihen në këtë proces të jashtëligjshëm vjedhje për eksportimin e të dhënave në disqe të jashtme që shkojnë s’dihet se ku.

Si e bëri këtë punë drejtori Ervin Muça, i akuzuar dhe më parë për vjedhje të dhënash nga Tatimet (rasti publik)?

Ai merr disa miqtë e vet nga kompani private me punonjës IT të Ermal Beqirit nga Soft & Solution, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, dhe kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”, (mbeten për t’u verifikuar).

Nëse janë nga “Horizon”, me nipt K52225004V, atëherë të dhënat kanë vajtur direkt në Qipro.

Procesi eksport u bë në prani të Besjon Tanuzi që ka një javë që ka ardhur drejtor me mision këtë vjedhje (i emëruar në departament pa certifikatë sigurie dhe mbi të gjitha me diplomë Ekonomiku).

Ervin Muça, mbasi mori vesh që Ardit Muço është vënë në dijeni të këtij procesit banditesk, urdhëroi punonjësit që Arditit t’i mbyllen të gjitha akseset në email, apo çdo kompjuter që është pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Ervin Muça ka kërkuar të kontaktojë me nxitim personin përgjegjës për kamerat e ambienteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por për momentin përgjegjësi i kamerave nuk i është përgjigjur.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI së policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo është grabitje të të dhënave policore nga një person që s’ka as një muaj në punë, s’ka as certifikate sigurie.

I emëruar me fshehtësinë më të madhe për të marrë të dhënat e informacionit sekret policor, ashtu si bëri në tatime, kujtojmë skandalin e shitjes së të dhënave nga databaza e Tatimeve që Ervin Muça shpëtoi nga Alma Muça, prokurore dhe u dënuan lehtë Eni Qirjako dhe Andi Agaraj.

Ky person deri para një muaji ishte drejtor IT te Kadastra, ku ka vjedhur gjithë databazën e pasurive hipotekore të shqiptarëve nën preteksin e Kadastrës Dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat që kanë në xhep diskun me të dhënat delikate policore.

Ky është një alarm që duhet të ngrerë gjithë shtetin në këmbë. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha s’pret, nesër do jetë shumë vonë.

Punonjës të Policisë së Shtetit!

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para
Kanabisi në repartin e Ushtrisë, reagon ministri Peleshi

Kanabisi në repartin e Ushtrisë, reagon ministri Peleshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.