Skip to content
Aktualitet

Skandali/ Ambulanca nuk ka naftë, 68-vjeçari vdes pasi u la në mes të rrugës për disa minuta

· 2 min lexim

Nuk kanë fund skandalet në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ditën e sotme një qytetar ka humbur jetën pasi nuk mori shërbimin e nevojshëm mjekësor në kohën e duhur. Disa pamje u publikuan nga Jeta Osh Qef ku duket një qytetar i shtrirë në rrugë, ndërsa ambulance ishte duke u furnizuar me naftë. Pak më parë policia njoftoi se personi në fjalë kishte ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e një arresti kardiak.

https://www.facebook.com/watch/?v=861430601103830

Noftimi i policisë:

Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Këtij skandali i paraprin një tjetër, pasi pak ditë më parë një 48-vjeçar u hodh në rrugë nga spital ii Traumës pasi ishte “i palarë”. Kreshikn Kaçit iu mohua shërbimi shëndetësor, pasi ambulance refuzoi ta merrte, pasi sipas tyre ai nuk ishte pastruar. Fqinjët e denoncuan rastin dhe e pastruan 48-vjeçarin e më pas thirrën sërish ambulancën. Por të nesërmen kur kishin shkuar për ta vizituar spitali e kishte flakur atë në rrugë. Më pas ai u çua në spitalin COVID 2 ku edhe ndërroi jetë.