Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandalet me plehrat/ Qeveria i jep miliona të tjera Klodian Zotos, inertet e tërmetit për inceneratorin

22:41 30/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Inceneratori i Tiranës dhe biznesmenët e shumëpërfolur të lidhur me të duket se do të “gostiten” përsëri nga qeveria “Rama”, këtë herë edhe me para nga fondet për tërmetin.

Sipas një raportimi të “Syri TV”, thuhet se, Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës. Me një vendim të qeverisë dhe më pas me një procedurë të kryer nga Bashkia e Durrësit, inceneratori i Klodian Zotos ka marrë të drejtën e përpunimit të inerteve duke u shpërblyer me 75 milionë lekë të reja

Bashkia e Durrësit ka shpallur së fundmi tenderin për transportin e inerteve të krijuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas dokumenteve zyrtare, inertet do të transportohen në landfillin e Sharrës në Tiranë, për një vlerë prej rreth 750 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Bashkia e Durrësit është kujdesur të saktësojë se depozitimi i inerteve në landfillin e Sharrës do të jetë pa pagesë.

Por, ky sqarim i panevojshëm nuk shmang realitetin, atë që koncensionari i Klodian Zotos do të marrë miliona para ekstra nga buxheti i shtetit për përpunimin e tyre.

Me një vendim të 16 shtatorit 2019, Këshilli i Ministrave i akordoi Bashkisë së Durrësit fondin prej 75 milionë lekë të reja, me qëllim transportimin e inerteve të krijuara nga tërmeti. Ky fond është i njëjti që ka vendosur të përdorë Bashkia e Durrësit për transportin e inerteve drejt inceneratorit të Tiranës.

Pra, duket se gjithçka është orientuar nga qeveria e Edi Ramës, i cili ka lëvruar fondin për Bashkinë e Durrësit dhe kjo e fundit të zhvillojë procedurat për t’i transportuar në aktivitetin privat të Klodian Zotos.

Përpunimi i inerteve është një kosto shtesë për buxhetin e shtetit, i pasqaruar si duhet në kontratën koncensionare, siç konstatoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport konfidencial, të publikuar së fundmi në media.

Sipas KLSH-së, sasia ditore prej 700 ton mbetjesh është e bazuar në të dhënat historike vjetore të depozitimit të qarkut Tiranë të vitit 2014, të cilat japin një shifër prej 246.800 ton. Megjithatë, kjo sasi nuk përfshin 43.7 ton mbetje inerte që gjenerohen çdo vit gjithashtu në këtë qark, pra në Tiranë.

KLSH vlerëson se studimi i fizibiliteti nuk përfshin një projeksion për sasinë e mbetjeve që do të gjenerohen në këtë qark në 30 vitet e ardhshme, e cila pritet të jetë në rritje për shkak të rritjes së popullsisë dhe sugjeron tejkalimin e sasisë minimale prej 700 ton mbetje në ditë, çfarë do të sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Pra, KLSH konstaton qartësisht se buxhetit të shtetit do t’i shtohen kostot nga rritja e sasisë së inerteve vit pas viti. Por, përtej projeksioneve disa-vjeçare të KLSH-së, kostot për buxhetin e shtetit lidhur me përpunimin e inerteve pritet të rriten menjëherë, me vendimin e qeverisë “Rama” për transportin e mbetjeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Referuar dokumenteve të Bashkisë së Durrësit, tenderi për transportin e mbi 69 mijë metra kub inerteve pritet të mbyllet në datën 11 nëntor 2020 dhe procesi do të vijojë për 12 muaj.

/Burimi: Syri TV/ GazetaReforma.com/

Etiketa: inceneratoriklodian zotoplehraqeveriaskandale

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Pamjet e tmerrshme të pasojave të tërmetit të filmuara me dron (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.