Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal/ Pluhur ëmbëlsirash me pigment të rrezikshëm në tregun shqiptar, 835 kg janë shitur dhe konsumuar!

10:48 21/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër produkt i rrezikshëm ushqimor ka hyrë në tregun shqiptar, këtë herë me emrin “Red Forest Fruit Cake”, një pluhur për ëmbëlsira me origjinë nga Turqia.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar vetëm 365 kg nga gjithsej 1.200 kg të këtij produkti, ndërkohë që 835 kg të tjera janë konsumuar tashmë nga qytetarët.

Alarmi u dha nga sistemi europian për sigurinë ushqimore RASFF, i cili sinjalizoi praninë në këtë produkt të pigmentit të ndaluar “e kuqe reaktive 141”, një substancë që përdoret për ngjyrosjen e tekstileve dhe që ndalohet rreptësisht për përdorim në produkte ushqimore apo kozmetike.

Substanca është klasifikuar si me rrezik të lartë për shëndetin, me pasoja që mund të shkojnë deri në kancer, dëmtime nervore apo çrregullime hormonale.

Ky nuk është rasti i parë që AKU gjendet në qendër të një skandali ushqimor. Nga mishi i pulës me salmonelë, filetot e kontaminuara, veza të rrezikshme për fëmijët, deri te akulloret me substanca kancerogjene e produktet e përditshme me pesticide, lista e produkteve të pasigurta që qarkullojnë në treg është gjithnjë e më e gjatë. Megjithatë, në asnjë rast nuk ka pasur dënime penale, mbyllje kompanish apo shkarkime zyrtarësh.

Një nga rastet më të rënda ndodhi në Gramsh, më 20 maj, ku 17 fëmijë të një kopshti publik u helmuan, sipas AKU-së, nga vezë të kontaminuara me salmonelë.

Vezë për të cilat ishin dhënë alarme më herët, por që institucionet vendosën t’i injoronin. Kopshti nuk u mbyll menjëherë, ngjarja nuk u raportua zyrtarisht dhe prindërit u njoftuan në mënyrë jozyrtare. Vetëm kur rasti u bë publik në media, AKU doli me një deklaratë “standarde” dhe mori masa pas faktit.

Skandali i pluhurit të ëmbëlsirave me pigment toksik është vetëm vazhdimi i një historie të njohur: një institucion që reagon pas dëmit, jo për ta parandaluar atë.

Rastet e herbicideve dhe pesticideve në fruta e perime, mishi me parazitë, dhalla dhe qumështi i prishur, janë pjesë e një zinxhiri dështimesh që rrezikon përditë jetën e qytetarëve.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe drejtuesit e AKU-së qëndrojnë në heshtje, qytetarët përballen me një treg që shpesh është më i rrezikshëm se i dobishëm. Mungesa e kontrolleve reale, mungesa e ndëshkimeve dhe lidhjet e dyshuara me interesat e bizneseve tregojnë se siguria ushqimore është braktisur në emër të përfitimeve.

Në këtë situatë, reagimi qytetar është e vetmja mënyrë për të kërkuar ndryshim. Bojkoti i produkteve të pasigurta, refuzimi i kompanive që nuk garantojnë standardet dhe presioni ndaj institucioneve për të bërë detyrën, janë hapat e parë drejt mbrojtjes së shëndetit publik.

Etiketa: akupigment të rrezikshëmPluhur ëmbëlsirash

Të tjera

Policia fsheh ngjarjen/ Vdekja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ngre pikëpyetje, shoku i saj akuzon partnerin për shtyrje nga ndërtesa
Aktualitet

Policia fsheh ngjarjen/ Vdekja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ngre pikëpyetje, shoku i saj akuzon partnerin për shtyrje nga ndërtesa

Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga Gjakova që humbi jetën më 5 nëntor në Tetovë pasi ra nga një ndërtesë,...

16:59 15/11/2025
SPAK dekripton gjithçka, por asgjë nuk ndodh. Akuza të reja për Ballukun, ndërsa ministria e saj prej vitesh është nën hetim
Aktualitet

SPAK dekripton gjithçka, por asgjë nuk ndodh. Akuza të reja për Ballukun, ndërsa ministria e saj prej vitesh është nën hetim

Hetimet për tunelin e Llogarasë po ngushtohen dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku prej më shumë se dy javësh është tashmë e...

16:35 15/11/2025
Para
IKMT shemb objekte në Radhimë dhe Orikum, satelitët “Albania” ende pa efekt real në terren

IKMT shemb objekte në Radhimë dhe Orikum, satelitët “Albania” ende pa efekt real në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Policia fsheh ngjarjen/ Vdekja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ngre pikëpyetje, shoku i saj akuzon partnerin për shtyrje nga ndërtesa

Policia fsheh ngjarjen/ Vdekja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ngre pikëpyetje, shoku i saj akuzon partnerin për shtyrje nga ndërtesa

16:59 15/11/2025
SPAK dekripton gjithçka, por asgjë nuk ndodh. Akuza të reja për Ballukun, ndërsa ministria e saj prej vitesh është nën hetim

SPAK dekripton gjithçka, por asgjë nuk ndodh. Akuza të reja për Ballukun, ndërsa ministria e saj prej vitesh është nën hetim

16:35 15/11/2025
Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 mln euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

Kush është punëtori pensionist i Salillarit që mori koncesionin 60 mln euro për ndërtimin e portit të Vlorës?

14:13 15/11/2025
SHBA shpall katër celula antifashiste si organizata terroriste në Europë, dy janë në Greqi

SHBA shpall katër celula antifashiste si organizata terroriste në Europë, dy janë në Greqi

14:02 15/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.