Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore

11:15 30/10/2025
Reading Time: 9 min lexim

Emisioni Fiks Fare zbulon një rrjet të kontrabandës së kafshëve që, sipas reportazhit, cënon rëndë sigurinë ushqimore në Shqipëri. Sipas investigimit, viça dhe lopë pa kontroll shëndetësor dhe pa certifikata vijnë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe futen në Shqipëri nëpërmjet “kufirit të gjelbër”, në zona përreth Dibër e Madhe dhe Bllatë.

Pas informacionit të mbledhur nga emisioni, ekipi investigativ udhëton në Dibër të Madhe. Kontrabanda, thotë investigimi, bëhet afër Doganës së Bllatës dhe deri tani, sipas denoncimit, asnjë institucion shtetëror, as i Maqedonisë së Veriut e as i Shqipërisë, nuk e ka goditur ose faktuar funksionimin e këtij rrjeti që vepron prej vitesh. Fiks Fare raporton se kontrabandistët nga të dyja anët e kufirit përdorin rrugë fshatrash dhe stanet në afërsi të kufirit për të strehuar kafshët para kalimit ilegal drejt Shqipërisë. Sipas materialeve, kafshët qëndrojnë pranë fshatrave Spas dhe Taranesh, dhe më pas kalojnë natën drejt territorit shqiptar.

Kamerat e Fiks Fare filmuan një stan në Maqedoninë e Veriut që, thonë, përdorej nga grupet e kontrabandës. Videot, të xhiruara disa ditë më parë, tregojnë momentet kur viçat dhe lopët kalohen nëpër kufi, tre persona duke i shoqëruar kafshët dhe vendkalimin shumë pranë Doganës së Bllatës. Banorët lokalë deklarojnë se trafiku nuk është ndërprerë asnjëherë dhe akuzojnë lidhje të grupeve me punonjës policie të Maqedonisë së Veriut dhe të Policisë Shqiptare.

Pas këtyre xhirimeve, një bashkëpunëtor i emisionit shkon për pazar në fermën “Bulliqi” në Dibër e Madhe, Maqedoni. Pronarit ai i deklaron interes për blerje dhe kalim të kafshëve drejt Shqipërisë. Pronari dhe anëtarë të familjes thonë se kanë vite që merren me tregti me tregun shqiptar, por pranojnë se tani kalimi është bërë i vështirë për shkak të një konflikti në pikën doganore dhe kërcënimeve ndaj një doganieri.

Fiksi shkon edhe te ferma “Kërkuti”, ku kërkohet blerja e dy viçave. Pronari dërgon bashkëpunëtorin te stalla pranë rrugës Dibra e Madhe – Bllatë dhe pranon se familja merret me tregti kafshësh prej rreth 25 vitesh. Në të dyja fermat, investigimi evidenton mungesën e certifikatave shëndetësore të kafshëve që ofrohen për tregti dhe kalim.

Nga bisedat e incizuara dhe të publikuara nga emisioni, dalin detaje të zëshme mbi mënyrën e funksionimit të tregtisë dhe frikën që ekziston për kapje dhe ndërprerje të aktivitetit. Në të folurën e fermerëve dhe tregtarëve përmenden pagesa për kokë, kërcënime dhe përfshirje të mundshme të personave të rendësishëm lokalë që lehtësojnë kalimet. Më poshtë riprodhohet një pjesë e bisedave të xhiruara nga Fiks Fare midis bashkëpunëtorit dhe pronarëve të fermës “Bulliqi” dhe familjes “Kërkuti”, të publikuara në reportazh, në formën origjinale që u është transmetuar redaksisë:

Fiksi – Me Bujarin deshta me u taku?

Pronari – Unë jam!

Fiksi – Si je, a ta bëj një muhabet këtu te kafja?

Pronari – Po. Këtu se kam punë, se s’kam kohë.

Fiksi – Mirë, ok, ok. Unë fola edhe me vëllanë tënd.

Pronari – Po.

Fiksi – Si e ka emrin ai?

Pronari – Rexhep.

Fiksi – Rexhepin, dhe më tha se për 1 orë vij këtu. Tek ti, e ke parasysh?

Pronari – Po, po.

Fiksi – Tani unë për mish kam ardhur. Që i kemi kaluar para disa vitesh.

Pronari – Sa i ka kaluar?

Fiksi – S’ka problem për çmimin, problemi është siguria. Kalimi, e ke parasysh?

Pronari – Se është problem tani. 250 euro është për lopë tani.

Fiksi – 250 euro? Aq ka qenë çmimi, apo është ngrejtur?

Pronari – Është ngrejtur se s’ka lopë tani.

Fiksi – Jo more, sa ka shkuar (çmimi i lopëve)?

Pronari – 3 euro.

Fiksi – 3 mijë?

Pronari – 3 euro, 3 euro.

Fiksi – Si 3 euro?

Pronari – Peshë e gjallë (1 kilogramë).

Fiksi – Peshë e gjallë, ëhë. Edhe tash 250 euro (kalimi i kufirit), a më jep garanci?

Pronari – S’të jap garanci, se s’ka njerëz.

Fiksi – S’bëhet kjo radhë?

Pronari – S’bëhet.

Fiksi – E po s’u bë këtë radhë.

Pronari – Se s’ka lopë …

Vëllai i pronarit – 2 euro e 7, 2 euro e gjysëm, 3 euro. Ec ta kqyrim.

Fiksi – Ta kqyrim, posi!

Vëllai i pronarit – E në kufi nuk bëhet.

Fiksi – Si në kufi? Pse s’bëhet, unë du me e marr të bëj biznes?

Vëllai i pronarit – Kanë kapur shumë viça.

Fiksi – Ëë?

Vëllai i pronarit – Shumë viça kanë kapur.

Fiksi – Kanë kapur?

Vëllai i pronarit – Shumë kanë kap.

Fiksi – Ëhë e mora vesh. Ma trego atë.

Vëllai i pronarit – Ajo atje.

Fiksi – Po sa shkon? Po s’ma garanton kufirin?

Vëllai i pronarit – Jo, jo.

Fiksi – E po s’mund t’i hy asaj pune.

Vëllai i pronarit – Kjo është (i tregon lopën).

Fiksi – Është e mirë. Për mish?

Vëllai i pronarit – Po, për mish.

Fiksi – Atëherë, nuk ka garanci?

Vëllai i pronarit – Jo s’ka.

Fiksi – Unë erdha si gjithmonë, ti e di e ke parasysh. Ti e di, e njeh?

Pronari – Po e njoh (një tregtar që merrej me viça). Po e ke problem (në kufi), mos e qit se e kuptojmë.

Fiksi – Duhet me na e garantu.

Pronari – Sh… (tregtari) e njeh,

Fiksi – Ti them Sh…?

Pronari – Po. Bën llaf ai dhe …

Fiksi – Ta bisedoj me Sh…?

Pronari – Po.

Fiksi – Dhe ta rregullojmë këtej?

Pronari – Po atje po, t’a çoj (në kufi), ik!

Fiksi – Unë biznes e kam, e ke parasysh.

Pronari – Po Sh… e njeh atë bosin.

Fiksi – Hë.

Pronari – E njeh, e njeh.

Fiksi – Dakort, hajde shëndet. Do folim prapë?

Pronari – Po.

—

Fiksi – Desha me fol, a mund të flas këtu?

Shime Kërkuti – Po mor.

Fiksi – Për punë të lopëve.

Shime Kërkuti – Për?

Fiksi – Mish. Shkova dhe te Bujari dhe s’ma mori përsipër. E ke parasysh, Bujar Bulliqi.

Shime Kërkuti – Bulliqi, po.

Fiksi – Më kallëzoi një sherr aty në doganë dhe më tha s’kemi mundësi vetëm po e mori psëripër ky tjetri.

Shime Kërkuti – Ti don tash me e ble?

Fiksi – Me e ble! S’ka rëndësi pazari, rëndësi ka me i kalu.

Shime Kërkuti – Hip në makinë.

Fiksi – Ok, hajde. Ose shkojmë te vendi?

Shime Kërkuti – Shkojmë te stallat ne.

Fiksi – Bravo, te stallat.

Shime Kërkuti – Të takohesh me djalin, se unë…

Fiksi – Me djalin dhe kë të duash ti. Si e ka emrin, se ia harrova?

Shime Kërkuti – Rahmi, ai është komandanti.

Fiksi – Ai është komandanti, bravo i qoftë. Se ta harrova emrin ty?

Shime Kërkuti – Hashim.

Fiksi – Hashim ëë, Kërkuti?

Shime Kërkuti – Po.

Fiksi – Erdha po s’më mori gjë përsipër, u mërzita shumë, se na ka ngel biznesi e kemi ngelur pa punë.

Shime Kërkuti – Këtu është rrezik me i kalu.

Fiksi – Nuk e di tani, inshallah po e merr përsipër djali jot se për Zotin unë, këto zona s’i njoh hiç.

Shime Kërkuti – Këtu është pak rrezik, mirë do ishte …

Fiksi – Po ta bisedojmë njëherë.

Shime Kërkuti – Se para nja 4 netësh kishin kapur nja 9 copë.

Fiksi – I kishin kapur ë?

Shime Kërkuti – Po.

Fiksi – Ëë, prandaj pati frikë dhe ai Bujari.

Shime Kërkuti – Kështu ka qenë. Ishte në rregull puna për kaq kohë, po kanë kërcënuar atë komandantin e policisë të jujt.

Fiksi – Kë?

Shime Kërkuti – Arben e quajnë, e kanë kërcënuar me vdekje, me familje. Ka paraqitur në Policinë e Dibrës, është Shefi i Doganës.

Fiksi – Ëhë, po.

Shime Kërkuti – I Policisë, jo i Doganës.

Fiksi – Arbeni?

Shime Kërkuti – Arbeni! E kanë kërcënuar të jujt do t’a vrasim familjen.

Fiksi – E kanë kërcënuar ata ana shqiptare?

Shime Kërkuti – Ee çashtu.

Fiksi – Po.

Shime Kërkuti – Tani e kanë përforcu punën.

Fiksi – Ëë.

Shime Kërkuti – Se ishte mirë, se unë kam punuar 25 vite me shqiptarët.

Fiksi – 25 vjet.

Shime Kërkuti – Dhe s’më është kapur asnjë kokë. Më shumë prej të jujtve e bëjnë transportin. Se s’punojnë me ne, se ne jemi vendas.

Fiksi – Ëhë.

Shime Kërkuti – Me marrë 100 euro për kokë.

Fiksi – E marr vesh.

Shime Kërkuti – Kurse me të jujt e ka na lekët s’të njoh kush je.

Fiksi – Fiks, fiks. Arbeni është akoma drejtor dogane?

Shime Kërkuti – Shefi i Policisë, po!

Fiksi – Kanë qenë të lidhë ato dhe i kanë bërë presion, ia kanë shti tytën.

Shime Kërkuti – Kësaj i thonë … Unë kam punuar e s’më kanë nga.

Fiksi – Sa vjet, tash 20 e sa the ti?

Shime Kërkuti – 25 vjet unë kam punu. Unë kam pasur deri në 60 koka.

Fiksi – Për mi kalu, po.

Shime Kërkuti – Kisha bulmetore, kisha 25 lopë. Kisha 50 viça, 30 viça. Kemi punuar me një fjalë.

Fiksi – Po pse me … A dihet gjë kush ia ka bërë presionin?

Shime Kërkuti – S’e di, s’e di!

Fiksi – Kush guxon me e bë?

Shime Kërkuti – S’guxon me e kërcënu.

Fiksi – I kanë kërcënuar familjen?

Shime Kërkuti – Posi. Edhe atë dhe familjen.

Fiksi – Aty është tutur ai.

Shime Kërkuti – Është tutur se na ka lajmëruar neve që këtu në policinë kryesore e ka bërë përforcime.

Fiksi – Ka paralajmëruar Dibrën e Madhe?

Shime Kërkuti – Posi. Prej Dibrës këtu është ai.

Fiksi – Fiks, fiks, fiks.

Shime Kërkuti – Drejtori i Kufirit është.

Fiksi – Drejtori i Kufirit të Dibrës së Madhe?

Shime Kërkuti – Dibrës së Madhe.

Fiksi – A në rregull, unë thashë se i Shqipërisë!

Shime Kërkuti – Jo, jo i Shqipërisë.

—

Takimi mes bashkëpunëtorit të Fiksit me Rahmi Kërkutin, në fermën e familjes “Kërkuti”, në rrugën Dibër e Madhe – Bllatë

Fiksi – Si me ja bë tashti?

Ferma Kërkuti – Merru vesh me djalin, djali të të japë numrin e telefonit.

Fiksi – Shkova tek ty Bujari, por s’më mori gjë përsipër. Lopë, mish lope dua unë. Edhe viça, ca të ketë. E ke parasysh? I du të tana të gjalla.

Ferma Kërkuti – E therim, kshu. Mishtore e ke ti?

Fiksi – Mishtore, e kena ba mishtore të re. Por nuk ma mori përsipër këta, unë për këtë erdha më shumë.

Ferma Kërkuti – Tirana asht e madhe, s’ta merr ma njeri përsipër… Po si do t’i çosh atje?

Fiksi – Po unë për këtë punë erdha, unë po të kallxoj drejt.

Ferma Kërkuti – E kanë kërcënu nga familja komandantin e policisë.

Fiksi – Po si do të bëjmë? Do të rrimë pa punë?

Ferma Kërkuti – T’i çosh nga Qafa e Buallit, por të kushton shumë.

Fiksi – Po. A kena ndonjë mënyrë me kalu atje? Ndonjë njohje?

Ferma Kërkuti – Në Qafë Thanas?

Fiksi – Po, Qafë Thanë.

Ferma Kërkuti- Duhet me pyt, se po kalove direkt, e kuptojnë ata, kushton shumë.

Fiksi – A po ashtu, ça u pa!

Ferma Kërkuti – Në të zezë është më e përshtatshme.

Fiksi – Ai më tha mua 250 Bujari, më dha një çmim 2500 për kokë.

Ferma Kërkuti – Kush?

Fiksi – A do më japësh një zgjidhje?

Ferma Kërkuti – Ke ardh në kohën më të keqe. Komandantin e policisë e kanë kërcënuar bashkë me familje, edhe është bë …

Fiksi – Po për çfarë arsyeje?

Ferma Kërkuti – E kanë kërcënu, u banë do probleme kshu, u zunë e u kapën, u dogj një stallë … edhe komanderin e kanë kërcënu.

Fiksi – Si e ka emrin ai?

Ferma Kërkuti – Arben.

Fiksi – S’kena mundësi meee?

Ferma Kërkuti – Jooo. Kalojmë në dogana vetëm unë me Zirkon, na qet hatri i babit. Atë natë që është ba problemi, kam kalu unë, kurrgja s’më kan thon, ma dha dorën, si je.

Fiksi – Po mirë, do ma japësh një numër telefoni?

Ferma Kërkuti – Vij shpesh unë në Tiranë, bisedojmë atje.

Fiksi – Hajde ta pimë një kafe, pa merak.

Fiksi – Emrin të lutem?

Ferma Kërkuti- Rahmi Kërkuti.

Fiksi – Mirë, me kismet do të të marr o Rahmi.

Ferma Kërkuti- Më bej në messenger.

Fiksi – Ti ke me më than mu, hajde o … se vij shpejt unë, se kena bë rrugën e Arbërit.

Ferma Kërkuti – Mos të konvenion me të bi mish atje?

Fiksi – Jo, mish, jo, nuk e di. Nuk është problem çmimi, problem është kalimi.

Ferma Kërkuti – Puna teme është ajo, ajo është puna teme

Fiksi – Mirë llogariti, më thuaj.

Ferma Kërkuti – (I tregon viçat)

Fiksi – Aaa i papam.

Ferma Kërkuti – 12 euro kilja tek ne shkon.

Fiksi – 12 euro kilja këtu? Tek ne shkon ma shumë.

Ferma Kërkuti- Tirana e ka më shtrenjtë, Tirana do mish bio.

Fiksi – Sa e ke?

Ferma Kërkuti – Bëjmë një pazar atë ditë, sot një javë a sot dy javë.

Fiksi – Po, fjalë me vend

Ferma Kërkuti – Merruni vesh vetë.

Fiksi -Ky më tha rri i qetë, djali jot. Ky diçka e din se ky me atë punë merret? Ka kohë?

Shime Kërkuti – Po, po, që 10 vjet, merremi vesh. Merremi vesh me çmimet, me rregulloren, me transportin. Është mall që kushton, nuk është 100 euro punë.

Investigimi i Fiks Fare përfshin edhe pretendime se, pas goditjeve të mundshme dhe kapjeve të mëparshme, grupet e kontrabandës kanë reaguar me kërcënime ndaj punonjësve të rendit që kanë ndërmarrë kontrolle. Burime në terren përmendin raste të kapjeve të kafshëve dhe kërcënime për dhunë ndaj personelit lokal.

Nga ana e sigurisë ushqimore, rreziku që paraqet futja e kafshëve pa certifikata shëndetësore është i qartë: mungesa e kontrollit veterinar sjell rrezik për përhapjen e sëmundjeve dhe për keqpërdorim të zinxhirit të prodhimit të mishit drejt tregut shqiptar. Emisioni thekson se në fermat e vizituara nuk u paraqit asnjë certifikatë shëndetësore për kafshët që u treguan bashkëpunëtorit, çka vë në pikëpyetje sigurinë e mishit që mund të shitet më pas në treg.

Ky duhet të jetë një shqetësim i rëndë për institucionet përgjegjëse dhe për konsumatorët. Sipas investigimit, përballë një rrjeti që funksionon prej dekadash dhe që, sipas burimeve lokale, përfshin elemente të lidhura me forcën e rendit ose zyrtarë të caktuar, nevojitet një ndërhyrje e koordinuar midis autoriteteve të dy vendeve për të ndalur aktivitetin dhe për të garantuar kontrollin shëndetësor të kafshëve që kalojnë kufirin.

Për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të parandaluar rreziqe shëndetësore për qytetarët, nevojitet verifikim i hollësishëm i rrjedhës së këtyre kafshëve, dokumentacionit shëndetësor dhe hetim i lidhjeve të dyshimta që lehtësojnë kalimin e paligjshëm në kufi.

Të tjera

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash
Aktualitet

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

Grykëderdhja e lumit Ishëm në detin Adriatik, mes Kepit të Rodonit dhe lagunës së Patokut, është shndërruar në një nga...

11:43 30/10/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 30 tetor 2025

Dashi Sot universi ju vë përballë një momenti reflektimi. Nuk është dita për të shtyrë me forcë, por për të...

10:19 30/10/2025
Para
Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

11:43 30/10/2025
Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore

Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore

11:15 30/10/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 30 tetor 2025

10:19 30/10/2025
“Më vranë nënën dhe dajën, tani duan dhe shtëpinë”/ Banori i Golemit nis grevën e urisë para SPAK: “Do vdes këtu!”

“Më vranë nënën dhe dajën, tani duan dhe shtëpinë”/ Banori i Golemit nis grevën e urisë para SPAK: “Do vdes këtu!”

17:15 29/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.