Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SKANDAL/ Aeroporti i Tiranës nuk zbaton rregullin e parkimit falas për personat me aftësi të kufizuar

14:46 02/09/2023
Reading Time: 12 min lexim

Koncensionari që administron parkingun e Aeroportit “Nënë Tereza” nuk zbaton rregulloren që i përjashton personat me aftësi të kufizuar nga pagesat për parkimin.

“Star Parking sh.p.k” në dy raste ka lëshuar faturë tatimore në parkimet e rezervuara për personat me aftësi të kufizuar, në ndryshim nga praktika që ka në rregulloren e miratuar prej vitesh.

Suela Lala, drejtuese e fondacionit “Së Bashku”, ka dëshmuar këtë situatë në fillim të gushtit të këtij viti.

“Më herët ti tërhiqje biletën, pra nuk të lëshonin faturë tatimore sepse ti nuk paguaje, por te bileta jote të bënin një shënim ku shënonin targën dhe hidhnin një firmë dhe me atë letër ti kur shkoje të dilje i tregoje atë dhe të hapte sportelin”, -shprehet Suela lala për Citizens Channel.

Në 8 gusht 2023, Suelës iu kërkua pagesa për parkimin me arsyetimin: “ky është urdhri”.

Ajo iu drejtua Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me pretendimin se ky ndryshim arbitrar në rregullore përbën diskriminim për personat me aftësi të kufizuar, duke i mohuar shërbimin e përdorimit të transportit ajror.

Po ashtu Fondacioni “Së Bashku” ka denoncuar pranë Komisionerit faktin se edhe në ato raste kur vendet e parkimit janë të rezervuara për personat me aftësi të kufizuar, ato janë të zëna nga individë që nuk janë me aftësi të kufizuar.

1 nga 3
 
Kërkesa për informacion drejtuar TIA sh.p.k

Kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës iu përgjigj Komisionerit se menaxhimi i parkingut i takon shoqërisë “Star Parking Albaia sh.p.k”, duke ia përcjellë përgjegjësinë kompanisë që ka nën-kontraktuar.

1 nga 3
 
Përgjigja e TIA

“Stra Parking” mohoi marrjen e një ankese nga ndonjë person me aftësi të kufizuar, ndërsa deklaroi shprehimisht se rregullorja i përjashton këta persona nga detyrimi për të paguar parkingun.

“Nuk ekziston asnjë vendim i kompanisë Star Parking Albania, i cili të ngarkojë me tarifa parking personat me aftësi të kufizuar”,-thuhet në përgjigjen e kompanisë kundrejt Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në vijim të përgjigjes, kompania “Star parking Albania’ shprehet se “kur paraqiten persona me aftësi të kufizuara ne i kërkojmë dokumentacionin përkatës që vërteton qenien e tyre me status invalid dhe pas verifikimeve përkatëse ne zbatojmë legjislacionin në fuqi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në lidhje me rastet në fjalë”.

1 nga 6
 
Përgjigjja e kompanisë Star Parking Albania që menaxhon parkingun në Aeroportin “Nënë Tereza”
Aktivistja Suela Lala ka provuar se kjo është e pavërtetë. Një ditë më parë, në 30 gusht ajo shkoi sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të vërtetuar pretendimin e saj.

Edhe këtë herë asaj iu kërkua të paguante.

“Dje, më 30 gusht shkova vetë në aeroport për të marrë prova për atë që po ndodh. Kur shkuam për të marrë firmën për të dalë nga parkimi pa paguar, i riu që shërbente na tha se duhet të paguajmë. Ky është urdhri tha. Kur e pyeta për arsyen më tha se shteti nuk i rimburson. Kërkojnë rimbursim kur operojnë në tokë shtetërore dhe jo në kopshtin e tyre privat!?”,-rrëfen Suela.

Në ndryshim nga shembulli që sjell kompania menaxhuese e parkingut, duke vendosur një nënshkrim te bileta, Suelës i është dhënë vetëm fatura.

Foto: Fatura e lëshuar edhe pas paraqitjes së librezës së invaliditetit
Foto: Fatura e lëshuar edhe pas paraqitjes së librezës së invaliditetit

“Në thelb dje nuk e kanë ndjekur procedurën siç tregonin në letër, biletën, sepse nuk kanë bërë asnjë koment dhe nënshkrim në biletën time, por kanë lëshuar një faturë si për qytetarët e tjerë, që është një dëshmi tjetër se parkimi falas për personat me aftësi të kufizuara nuk është më i mundur”,-sqaron Suela Lala.

Suela rrëfen se përpos kësaj u përball edhe me një situatë të pakëndshme, pasi ndërsa po kërkonte të drejtën e saj, punonjësit për të mbyllur me aq situatën u ofruan ta paguajnë vetë biletën, pa dëshirën e saj.

“Pasi unë insistova, i riu që shërbente tha se do ta paguajë biletën time me paratë e tij. Dhe nxori nga xhepi 200 lekë dhe lëshoi faturën. Kjo ishte poshtëruese për mua dhe i kërkova të telefononte drejtorin ose menaxherin. Dhe menaxheri erdhi dhe i dha të riut paratë 200 lek për të zëvendësuar kontributin e tij. Pra, në thelb ata e bënë pagesën në mënyrë të dhunshme në emrin tim. –argumenton Suela.

Suela tregon e indinjuar se nuk po kërkon favore, por respektimin e një të drejte bazike për komunitetin me aftësi të kufizuar.

“Menaxheri tha se ai e zgjidhi problemin tim dhe se unë duhet të largohem. Ai gjithashtu përmendi se unë nuk duhet ta zgjidh këtë çështje për të gjithë të tjerët. Ai gjithashtu gjatë bisedave tha se mund të më dërgojë te drejtori që unë personalisht të parkoj falas çdo herë, pa e kuptuar se kjo është çështje e drejtë dhe është e të gjithë personave me aftësi të kufizuara. Në thelb, unë dola edhe pse pas lëshimit të faturës me forcë 60 minuta me shume kaluan, më lanë të dilja sepse donin “të më hiqnin qafe”-përfundon Suela.

“Parkingu nuk zbaton detyrimet ligjore për vendet e rezervuara”

Përpos shkeljes së rregullores në rastin konkret, aktivistja Suela Lala sqaron se aeroporti nuk respekton numrin dhe standardet e parashikuara në ligj për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas kompanisë që menaxhon parkingun janë katër poste të dedikuara vetëm për parkingun P1, pika më e afërt e terminalit, kundrejt 250 posteve në total në këtë pikë.

Ligji përcakton se 5% e totalit të posteve duhet të jenë të rezervuara për personat me aftësi të kufizuar, çka nënkupton se vetëm në zonën P1 duhet të ketë të paktën 12 vende.

Sipas përfaqësuese së Fondacionit “Së Bashku”, këto poste janë shumë pak për nevojat që ka ky komunitet.

“4 vende për PAK parkimi në 250 vendparkime janë shumë pak, por sigurisht që është një seksion sepse në parkingun e aeroportit ka mijëra vende parkimi, kështu që numri duhet të jetë shumë më i lartë, sipas rregullit 5%. Parkimi i pestë që ata kanë është në zonën që zbatohet rregulli i pesë minutave, pra vetëm zbritja e shpejtë, gjë që është mjaft e vështirë për dikë me aftësi të kufizuara ta bëjë kaq shpejt”.

Ndërsa edhe ato poste të rezervuara zihen nga persona të tjerë që nuk i përkasin personave me aftësi të kufizuar.

“Vendet e projektuara të parkimit janë gjithmonë të zëna nga makina të tjera sepse askush nuk kujdeset që ato të mbeten të lira. Unë vetë duhej të parkoja larg, në një zonë që nuk ishte e lehtë për mua të dilja me karrocë”-rrëfen Lala.

Lala argumenton se përpos kësaj vendet e rezervuara të parkimit nuk janë në përputhje me standardet teknike të aksesueshmërisë si dhe kutitë e ndihmës për personat me aftësi të kufizuar që ndodhen pranë parkingjeve nuk janë funksionale.

“Njëra prej tyre i prishur dhe në njërën prej tyre nëse telefononi, askush nuk vjen për t’ju ndihmuar. Një tjetër standard ndërkombëtar i thyer”,-argumenton Suela Lala.

Kompania që menaxhon parkingun shprehet se po punohet me një projekt të ri për vend parkime të rezervuara për personat me aftësi të kufizuar.

“Në projektin e ri janë parashikuar vend parkimet e rezervuara për personat me aftësi të kufizuar sipas Vendimit nr.15.03 date 19.11.2008 “Për miratimin e rregullores “për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”. Aktualisht jemi në fazën e zhvillimit të projektit (në ndërtim e sipër) dhe deri në përfundim do të përmbushen plotësisht standardet e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara”.

 

Të lidhura

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
Aktualitet

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

Nga Klodian Tomorri Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën...

18:33 05/07/2025
Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze
Aktualitet

Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze

Policia e Durrësit ka zbuluar dhe goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në zonën e Qerretit, Kavajë, duke vënë...

18:01 05/07/2025
Para
Suedia tërheq ftesën që i bëri ambasadorit rus për ceremoninë Nobel, ja çfarë thuhet në deklaratë

Suedia tërheq ftesën që i bëri ambasadorit rus për ceremoninë Nobel, ja çfarë thuhet në deklaratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

18:33 05/07/2025
Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze

Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze

18:01 05/07/2025
Një shqiptar bëhet komandant i USS Pearl Harbor në SHBA, një nga anijet simbol të historisë ushtarake

Një shqiptar bëhet komandant i USS Pearl Harbor në SHBA, një nga anijet simbol të historisë ushtarake

17:46 05/07/2025
Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

09:03 05/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.