Skip to content
Bota

Situatë tragjike në Brazil, 1.471 njerëz humbën jetën brenda 24 orëve, shkon mbi 34 mijë numri i viktimave

· 1 min lexim

Shumë shtete të botës kanë lehtësuar masat pas izolimit total që u bë për shkak të pandemisë Covid-19, por shifra tragjike të personave që kanë humbur jetën janë bërë publike në media.

Brazili ka tejkaluar edhe numrin e viktimave që janë shënuar në Itali nga koronavirusi.

Mësohet se në  24 orët e fundit janë rregjistruar të paktën  1.473 viktima në Brazil si shkak i Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të  vdekurëve mbi 34,039.

Ndërsa një rritje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i persona të infektuar, ku deri më tani numërohen të  615,870 pacientë me Covid-19.

Në bazë të shifrave të publikuara nga faqja “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, raportohet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i dyti në botë pas SHBA-së për numrin e pacientëve të infektuar.