Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata me mbetjet në Bashkinë e Durrësit, qeveria miraton mbështetjen financiare

12:11 31/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria ka miratuar vendimin për t’I ofruar ndihmë financiare Bashkisë së Durrësit për menaxhimin e situatës së mbetjeve që është krijuar në qytet. Me anë të një VKM-je, qeveria ka aprovuar ndihmën financiare për trajtimin e mbetjeve urbane në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas legjislacionit në fuqi.

“Duke filluar nga viti 2022 dhe në vazhdim, pjesa e financimit për menaxhimin e mbetjeve nga buxheti i shtetit do të jetë pjesë e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe ligjit vjetor të buxhetit”, thuhet në vendim.

VKM-ja e plotë:

VENDIM PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË DURRËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE NGA QEVERISJA QENDRORE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.438, datë 13.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut Durrës”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Mbështetjen financiare të kërkesës së Bashkisë Durrës, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, për menaxhimin e mbetjeve të paraqitura mbi bazën e studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë financiare për trajtimin e mbetjeve urbane në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim dhe të vendimit nr.438, datë 15.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut të Durrësit”.

  1. Shuma e mbështetjes financiare, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, negociohet çdo vit fiskal gjatë hartimit të projektbuxhetit afatmesëm dhe atij vjetor, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkisë Durrës, në varësi të aftësive fiskale.
  2. Mbështetja financiare e qeverisjes qendrore për Bashkinë Durrës do të bëhet nëpërmjet transfertave specifike vjetore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, vetëqeverisjen vendore dhe financat e vetëqeverisjes vendore, duke filluar me mbulimin e nevojës financiare për periudhën gusht – dhjetor 2021.
  3. Duke filluar nga viti 2022 dhe në vazhdim, pjesa e financimit për menaxhimin e mbetjeve nga buxheti i shtetit do të jetë pjesë e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe ligjit vjetor të buxhetit.
  4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Etiketa: durresmbetjet urbaneqeveria

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Qeveria i kaloi Bashkisë truallin e Teatrit, Veliaj reagon nga Tokio: Është korrektuar sipas vendimit të GjK

Qeveria i kaloi Bashkisë truallin e Teatrit, Veliaj reagon nga Tokio: Është korrektuar sipas vendimit të GjK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.