Skip to content
Kosovë

Situata me COVID-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19,në Kosovë. Nga 2.193 testime të kryera në të gjithë vendit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 35 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Lajm i mirë është ser betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 79 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051. Bëhet me dije se në orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të mbajnë maskat, respektojnë distancën dhe të ruajnë higjienën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.                                    Në total numri i rasteve aktive është 1.051.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!