Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Silva Bino jep detaje mbi situatën në Shqipëri: Shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

18:46 13/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me COVID 19 i përkasin moshave të reja dhe kategorisë mbi 70 vjeç që janë të pavaksinuar. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Drejtuesja e Departamentt të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se rritja e rasteve sidomos në dy javët e fundit është shqetësuese. Ndërsa bën thirrje për zbatimin e rregullave anti Covid, si nga popullata ashtu dhe institucionet, zonja Bino shprehet se sipas saj, do të duhej që të parashikohen mekanizma detyruesë për kryerjen e vaksinës. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 379 raste dhe 1 humbje jete.

Përhapja e Koronavirusit ka shënuar një kthesë të fortë negative në këto ditë të muajit gusht, me një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Të dhënat e deritanishme tregojnë për një numër më të lartë se totali i të prekurve në tre muajt pararendës, Maj-Qershor dhe Korrik, të marrë së bashku.

Autoritetet shëndetësore janë të mendimit se shkak është qarkullimi i dendur i variantit Delta “për vetë faktin se si rastet janë transmetuar, por dhe gjithashtu nga disa të dhëna sugjeruese laboratorike, për vetë faktin se ne nuk bëjmë sekuencimin gjenetik në vendin tonë. Ne vazhdojmë të çojmë mostra dhe nga të dhënat që kemi, pjesa më e madhe janë Delta”, shpjegon drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Varianti Delta u konfirmua në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit Korrik, nga mostra të cilat ishin mbedhur që nga Qershori.

Pavarësisht rritjes së shpejtë të rasteve, autoritetet nuk duket se mund t’i rikthehen së afërmi ashpërsimit të masave kufizuese, sepse “është akoma herët të flasim nëse kemi të bëjmë me një transmetim të gjerë komunitar. Fakti është që e kemi vënë re në disa qyetete të mëdha të përqëndruar por situata do të monitorohet hap pas hapi, për të gjitha llojet e masave kufizuese”, thotë zonja Bino.

Nga të infektuarit rishtazi, vetëm një pjesë e vogël rezulton të ketë kryer vaksinimin. “Vetëm 2-3 në përqind janë raste që janë vaksinuar me dy doza dhe vetëm 10 përqind me një dozë. Gjë që tregon qartë se ne kemi një epidemi të pavaksinuarish dhe që vaksinat janë efektive në jetën reale në Shqipëri”, tregon zonja Bino.

Kategoritë më të prekura janë moshat nga 25-34 që nuk janë vaksinuar ose nuk preferojnë të vaksinohen, si dhe ata mbi 70 vjeç që nuk duan të vaksinohen, pavarësisht se siç shpjegon zonja Bino po ju bëhet apel dhe janë në moshat prioritare për t’u vaksinuar.

Që prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për vaksinimin, ndaj të gjthë moshave mbi 18 vjeç. Deri më tani 20 përqind e popullatës ka marrë të dyja dozat, dhe një 5 përqindësh tjetër vetëm njërën dozë. Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëitura. Megjithatë zonja Bino është e mendimit se “të gjithë fushatat e promovimit dhe ndërgjegjësimit, ezaurohen në një moment të caktuar dhe patjetër duhet të ketë mekanizma detyrues. Unë mendoj se dhe ne duhet të kemi mekanizma detyruesë brenda vendit, në mënyrë që numri i vaksinimeve të rritet dhe njerëzit të bëhen më të ndërgjegjshëm”

Nga ana tjetër ka një shkujdesje të plotë ndaj rregullave anti Covid. Ndonëse një akt normativ i qeverisë parashikon detyrimin e mbajtjes së maskave në mjediset e mbyllura, kjo masë nuk zbatohet thuajse askund. “Organet ligjzbatuese, qoftë policia apo inspektoratet. të ndjekin në mënyrë rigoroze, zbatimin e ligjit në mënyrë korrekte”, thekson zonja Bino.

Sipas saj, respektimi i rregullave të brendshëm është thelbësor, dhe ajo nuk e sheh problematike zgjedhjen për të mos patur kontrolle në kufi për ata që hyjnë në vend, ku pjesë më e madhe janë nga Kosova e Maqedonia, dy vendet të cilat po përjetojnë një përkeqësim të shpejtë të gjendjes. “Shumë vende ndoqën politika drastike, edhe Tajlanda, apo Kina, që kanë një numër shumë të lartë rastesh. Pra është shuëm e vështirë të mbash këtë lloj virusi jashtë kufijve, me masa drastike kufitare”, shprehet zonja Bino.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria numëron gati 135 mijë të prekur nga Koronavisuri. Por një studim i kryer nga Insituti I shëndetit publik, tregon se në grupet e rriskut, si personeli shëndetësor është vënë re rritje e antitrupave në 60-70 përqind të kampionëve. ndërsa në popullatë në 40-50 përqind të saj. /VOA/

Etiketa: detajembishqiperisilva binosituaten

Të tjera

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët
Aktualitet

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shëndetësia shqiptare po zhytet çdo ditë e më shumë në kaos dhe në skandale të njëpasnjëshme. Skandali i radhës vjen...

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale
Aktualitet

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Paratë nuk jepen falas. Shqiptarët këtë mësim duhet ta kishin përvetësuar përgjithmonë pas vitit 1997, kur vendi u zhyt në...

14:15 28/08/2025
Para
Do udhëtoni drejt Greqisë dhe Italisë? Kujdes, ja formulari që duhet të plotësoni brenda afatit

Do udhëtoni drejt Greqisë dhe Italisë? Kujdes, ja formulari që duhet të plotësoni brenda afatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.