Skip to content
Të Gjitha

Si ndodhi sherri tek 9-katëshet: I riu i hidhet sipër 58-vjeçarit dhe e godet me pantofla kokës (VIDEO)

· 1 min lexim

Më herët ditën e sotme, Policia informoi se një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me biçikletë dhe ka dhunuar një 58-vjeçar, me iniciale F.H., i cili ka përfunduar në spital.

I arrestuari, shtetasi me inicialet R.C., ka qenë tek zona e njohur si 9-katëshet në Tiranë dhe ka goditur me biçikletë 58-vjeçarin dhe fill pas kësaj ai e ka dhunuar dhe me grushte.

Së fundmi, JOQ Albania ka publikuar videon e sherrit, ku shihet momenti, kur personat në fjalë janë përleshur pas një konflikti të çastit.

Fillimisht 58-vjeçari godet biçikletën e të riut dhe e prish atë dhe kjo ka bërë që djali të shkojë pranë mjetit të tij, duke iu hedhur në kokë të moshuarit.

Madje në një pjesë të videos, ai shihet që e godet burrin edhe me pantofla kokës.

 

 

Agresori  është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në komisariatin nr.3 të Policisë, teksa 58-vjeçari ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.