Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet sërish gjyqi i “Shullazit”, arsyeja

· 1 min lexim

Seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë është shtyrë për të disatën herë.

Shkak u bë fakti që avokatja mbrojtëse e caktuar më herët kryesisht, e Gilmano Danit ka dhënë dorëheqjen për shkak se ndodhet jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

Gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër. Seanca e radhës të mbahet më datë 8 Prill.

Kujtojmë se Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.