Skip to content
Aktualitet

Shtohen rastet me Covid-19 në Berat, midis të infektuarve edhe një 2-vjeçar

· 1 min lexim

Situata në Berat nuk është aspak e mirë. Në 24 orët e fundit në këtë qytet janë shtuar pesë raste me Covid-19.

Personat e infektuar janë punonjës administrate dhe kjo ka shtuar frikën në qytet se numri i rasteve do të shtohet edhe më shumë.

Mësohet se është infektuar me Covid-19 edhe një infermiere në spitalin e Beratit dhe për këtë pritet të bëhet tamponi për të gjithë stafin e bluzave të bardha.

Kujtojmë këtu se midis personave të infektuar është edhe një fëmijë 2-vjeçar.

Rasti i parë në Berat që rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit, ishte ekonomistja e Ujësjellësit të këtij qyteti e më pas punonjës të tjerë të po kësaj administrate.