Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në botë, ja në cilin vend është renditur

09:44 23/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2018-2020, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.901, duke u renditur e 13-a në botë, në pozicion të njëjtë me raportin e një viti më parë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Në vend të parë në botë është Kroacia, e ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina. Në listë përpara nesh janë dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë, është Singapori. Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendte nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia.

Shqipëria u rendit për 2018-2020, e 93-a në botë në indeksin total të lumturisë, duke qenë ndër tre të palumturat në Europë, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, por në përmirësim nga viti i mëparshëm, kur ishte në pozicionin e 105 dhe në fund të Europës. Më e lumtura në rajon është Kosova, në vendin e 33. Ndërsa e para në botë vijon të mbetet Finlanda.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Raporti analizon vendet në lidhje me performancën e tyre sipas gjashtë variablave në veçanti:

-Prodhimi i brendshëm bruto për frymë

-Mbështetja sociale

-Pritshmëria për një jetë të shëndetshme

-Liria për të bërë zgjedhjet në jetë

-Bujaria e popullatës

-Perceptimet e niveleve të korrupsionit

Për mbështetjen sociale, Shqipëria renditet në vendin e 125, nga 149 shtete, duke qenë e fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë. Listën e kryesojnë Islanda e vendet nordike.

Për të ardhurat për frymë, Shqipëria renditet e 78-a, por mbetet ndër më të varfërat e Europës, duke ia kaluar vetëm Kosovës.

Shqipëria renditet më mirë në treguesin e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme, në vend të 44, duke lënë pas shtetet e rajonit.

Ata mendojnë në mënyrë të moderuar se kanë liri për të bërë zgjedhjet në jetë, duke u renditur në vendin e 80, por më mirë edhe se Belgjika, apo se vendet e rajonit (me përjashtim të Kosovës).

Shqiptarët nuk janë as shumë bujarë (vendi 71), por gjithsesi më mirë sesa disa shtete të zhvilluara të Europës, si Franca, Finlanda, Spanja etj.

Pse Kosova e varfër është ndër më të lumturat e Europës

A e blen paraja lumturinë? Në rastin e Kosovës ky pohim duket se nuk qëndron. Ndonëse është zyrtarisht shteti më i varfër në Europë dhe ndër më të korruptuarit, shtetasit e saj rezultojnë më të lumturit në Ballkan dhe pozicionohen në vendin e 33-të në botë. Shtetasit e Kosovës janë më të lumtur se polakët, rumunët, serbët, hungarezët, portugezët, grekët etj.

Për shtetasit e saj duket se rëndësi kanë elementë të tjerë, si liria për të bërë zgjedhje në jetë (47), apo bujaria, ku ata renditen të dhjetët në botë./ Monitor.al

Etiketa: Shqiperiavendi me i korruptuar

Të lidhura

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari
Aktualitet

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

Pas zjarrit masiv që përfshiu një treg ambulant pranë plazhit në Durrës, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë...

10:43 30/06/2025
Dyshime për shkelje të barazisë në tenderë/ Kreu i KPP paraqitet në SPAK
Aktualitet

Dyshime për shkelje të barazisë në tenderë/ Kreu i KPP paraqitet në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku pritet t’i...

10:33 30/06/2025
Para

“Gjenocid kulturor”/ Meta reagon ashpër për prishjen e maternitetit: Ky është atentat ndaj historisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari

10:43 30/06/2025
Dyshime për shkelje të barazisë në tenderë/ Kreu i KPP paraqitet në SPAK

Dyshime për shkelje të barazisë në tenderë/ Kreu i KPP paraqitet në SPAK

10:33 30/06/2025
Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës portugezi Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës portugezi Ruben Saraiva

10:24 30/06/2025
Turqia “në flakë”, evakuohen 5 lagje të qytetit turk të Izmirit

Turqia “në flakë”, evakuohen 5 lagje të qytetit turk të Izmirit

10:15 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.