Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shpresa e humbur”/ Banorët e Vorës ende në kontejnerë pas tërmetit

20:37 28/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
“Shpresa e humbur”/ Banorët e Vorës ende në kontejnerë pas tërmetit

Në emisionin “Vetting” në News24, u trajtua sot situata e rindërtimit në Bashkinë e Vorës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.

Qeveria kishte premtuar se banorët që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti do të përfitonin bonus qiraje, por tashmë kanë kaluar 5 vjet dhe ata nuk e kanë marrë këtë mbështetje.

Në këto kushte, ata që ende kërkojnë të qëndrojnë në banesa me qira, janë të detyruar të përballojnë vetë kostot, ndërsa disa të tjerë që nuk kanë mundësi financiare janë strehuar në kasolle apo kontejnerë

Pas tërmetit, familjet që humbën shtëpitë e tyre vazhdojnë të jetojnë pa banesa, pa mundësi ekonomike dhe pa mbështetje, pasi bonuset e qirave janë ndërprerë. Ata po përballen me kushte të vështira, duke mbetur në kufijtë e mbijetesës.

“Nuk kishim mundësi të paguanim qiranë dhe përfunduam në kontejner.

As një thes me miell për familje nuk na kanë sjellë, por dy shtëpi një thes. Një kasolle me dërrasa të na bëjnë”, shprehen banorë të Vorës, ndërsa luten që të kenë një banesë për të jetuar të lumtur vitet e jetës që u kanë mbetur.

Që prej momentit kur panë të shembej përpara syve gjithçka që kishin ndërtuar me mund, ata janë bllokuar në një kalvar dhimbjeje, pa mundur të rikuperojnë asgjë.

Në një kontejner të ftohtë jetojnë katër të moshuar: Bedrie Breti dhe bashkëshorti i saj, si dhe Naxhire Disha me burrin e saj. Ata ishin komshinj para se pallati ku jetonin të shkatërrohej. Prej pesë vitesh, ata jetojnë të detyruar si një familje e vetme, duke kaluar pesë dimra të tërë në kushte të vështira. Ata nuk kanë më shpresa se mund të kenë një shtëpi të re, edhe pse do ta kalojnë edhe këtë dimër në kushte të ngjashme.

“S’jemi duke jetuar 500 vjet. Në kontejner jetojmë bashkë 2 familje, ishim komshi të dy atje, kemi ardhur këtu jemi bërë vëlla e motër “, shprehet banorja , që dikur banonte në një pallat që është shembur.

Ajo nuk kishte mundësi të paguante qiranë, dhe bashkë me komshiun, përfunduan në kontejner.

“Kemi nxjerrë rreckat e këto dyshekët jashtë sepse na i ka lagur shiu, ka rënë shi i madh dy net më parë.

Unë fle këtu, burri atje. Nuk kam fuqi të hipi atje lart te krevati. Jemi si në kotec të pulave.

Vendi ku kemi vendosur kontejnerin nuk është i joni, na i ka dhënë një koshmi për sevap sepse na shikonte katër pleq të vjetër.

Ai na i dha për 6 muaj deri në 1 vit. Kanë kaluar 5 vite dhe na ka kërkuar që të dalim që këtu sepse do të bëjë punimet e veta, nuk e di.

E ka pronën e vetë. Presim të ndërtohet pallati, ashtu na thanë atëhere do të bëhet shpejt, do të bëhet shpejt”, shprehet banorja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Banesa me qeraKalvar dhimbjejeKasollekontejnerrindertimiTërmeti i 26 nëntorit 2019

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Tirana në festë, të rinjtë me flamuj kuqezi bllokojnë rrugët

Tirana në festë, të rinjtë me flamuj kuqezi bllokojnë rrugët

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip