Skip to content
Kryesore

Shpëtuan 75-vjeçarin nga mbytja në Shkodër, Proda mesazh dy efektivëve

· 1 min lexim

Dy punonjës të Policisë së Shkodrës kanë shpëtuar një 75-vjeçar, i cili tentoi të vetëmbytej në lumin Buna.

Ky akt i guximshëm dhe human u vlerësua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili dërgoi mesazhe mirënjohjeje dhe inkurajimi për dy efektivët.

Proda theksoi se veprime të tilla që shfaqin humanizëm dhe sakrificë rrisin besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit dhe kontribuojnë në ndërtimin e një institucioni më të besueshëm dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve.

Ai u shpreh i vendosur për të vlerësuar dhe promovuar punonjësit që tregojnë ndershmëri dhe përkushtim në detyrë.

“Veprime të tilla më bëjnë optimist se Policia e Shtetit do të transformohet vërtet në atë Polici që qytetarët dëshirojnë dhe meritojnë,” tha Proda në mesazhin e tij.